Southampton vijon ecurinë shumë pozitive, prej javësh lundrojnë në ujëra të qeta, në mesin e Premier League.
Një meritë të padiskutuar për këtë ka edhe ylli kuqezi, Armando Broja, i kthyer në një titullar të fiks.
Përballë trajnerin që i dhuroi debutimin në Premier League, kur ishte pjesë e Chelsea, Frenk Lampard, Broja dhuroi një tjetër paraqitje fantastike.
Sulmuesi shqiptar bëri gjithçka në këtë sfidë por ishte thjesht i pafat, duke mos gjetur dot rrugën e rrjetës.
Pas një pjesë të parë të mbyllur në barazim pa gola, “shenjtorët” kaluan në avantazh në minutën e 52-të me Armstrong ndërsa në minutën e 83-të, Broja u zëvendësua duke fituar duartrokitjet e të gjithë stadiumit.
Një minutë më pas, zëvendësuesi i tij, Long shënoi dhe golin e dytë duke sigluar shifrat përfundimtare në 2-0 përballë Everton.