Sotiraq Bratko ka lindur në Korçë, më 8 dhjetor 1951, në një familje puntore. Është i martuar me Margarita Bratko(Dino) dhe gëzojnë 2 fëmijë, Ilia dhe Katerina. Ka kryer studimet në universitetin e Arteve 1970-1974, në degën e Dramës me rezultate shumë të mira, duke marrë titullin “Aktor teatri”. Në vitin 1969 ka mbaruar shkollën e mesme “Raqi Qirinxhi”, në Korçë.
Fillimet e tij ishin si puntor, tornitor në Uzinën Mekanike Bujqësore, Korçë, dhe mbas përfundimit të studimeve ka patur angazhim të madh në teatër, duke filluar nga teatri i Fierit dhe pastaj një karrierë të gjatë në teatrin e qytetit të tij të lindjes, ku përkushtimi dhe sukseset e njëpasnjëshme si aktor i këtij teatri, po ashtu edhe angazhimi i tij i madh edhe në kinemanë shqiptare e bënë atë një figurë të njohur dhe të dashur për të gjithë.
Në vitin 1993 largohet për pak kohë në shtetin fqinj Greqi, me mendimin dhe bindjen se do të kthehej në Korçë, në teatër për të vazhduar karrierën e tij. Pas kthimit, ai nuk kishte humbur aspak nga forca dhe talenti i tij. Me një sukses tjetër, ai i dha jetës së tij krijuese edhe një herë vendin që i takon, pa u ndjerë aspak mungesa e tij kaqvjeçare. Por duhet thënë se edhe atje ku punoi dhe jetoi, aktiviteti i tij ishte i vazhdueshëm.
Krahas punës si puntor dhe përkushtimit të tij për të patur një familje dhe fëmijë të edukuar dhe të nderuar, krahas përpjekjeve për të shkolluar fëmijët e tij, ai punoi dhe kontribuoi për shkollimin dhe evidentimin e vlerave dhe kapaciteteve shqiptare në emigracion. Në të gjithë karrierën e tij, ai i dha mundësinë vetes të jetë një figurë e njohur, tanimë në të gjithë Shqipërinë dhe kudo që jetojnë shqiptarë. Dashuria, thjeshtësia, përkushtimi, dinjiteti etj, cilësi si këto do ta vlerësojnë me dekorime dhe çmime të njëpasnjëshme, për ta bërë atë figurë kombëtare.
Filmografia
1973: Brazdat – në rolin e Skënder
1976: Përballimi – në rolin e punëtorit të fabrikës
1977: Flamur në dallgë – në rolin e mekanikut Vaso
1978: Nusja dhe shtetrrethimi – në rolin e Petrit
1978: Pranverë në Gjirokastër – në rolin e e operatorit televiziv
1979: Liri a vdekje – në rolin e Latif ages
1980: Gëzhoja e vjetër – në rolin e Kujtim
1980: Një shoqe nga fshati – në rolin e Tirka
1981: Në prag të lirisë – në rolin e Fihti
1982: Shokët – në rolin e Jani
1983: Fraktura – në rolin e babait të Gazit
1984: I paharruari – në rolin e Sotirit
1985: Të shoh në sy – në rolin eNesti
1986: Rrethimi i vogël – në rolin e Maks
1986: Dasëm e çuditëshme – në rolin e Servetit
1987: Botë e padukshme
1989: Njerëz në rrymë
1976: Zonja nga qyteti – Tirka