Aktori i njohur shqiptar Sotiraq Bratko ka festuar 71-vjetorin e lindjes këtë të mërkurë.
Sotiraq Bratko Lindi ne Korce, me 8 dhjetor 1951. Pas mbarimit te Institutit te Larte te Arteve me 1973, filloi pune si aktor ne teatrin “ A. Z. Cajupi” te Korces dhe vijoi atje deri me 1996 vit kur emigroi ne Greqi. Aktrimi i tij u shqua per vertetesine dhe sinqeritetin, per karakterin e drejtperdrejt te veprimit, pa patetike dhe teatralitet, qe shoqerohej ne pergjithesi nga nje mardhenieje aktive dhe organike me partnerin.
Ai njihet për rolet e tij të shumta nëpër filmat shqiptarë, ku më së shumti mbahet mend për rolin që ka luajtur te filmi aq i dashur për publikun “Shoqja nga fshati” si “Tirka”.
Tashmë ai është në pension dhe shuma që aktori i njohur merr në muaj është vetëm 131 mijë lekë të vjetra. Shumë kjo që është e vërtet qesharake aq më tepër kur bëhet fjalë për një nga ikonat e kinematografisë shqiptare
“Ta gëzosh pensionin 13.100 lekë Sotiraq Bratko! “Na mbive në sy o Tirkë… Në mbive në sy Sotiraq Bratko…, hapim televizorin dhe në filmat shqiptarë pothuajse çdo ditë ti, mes miqsh e shokësh, pothuajse gjithmonë TI, mes miqsh e shokësh, pothuajse gjithmonë ti.
I nderuar dhe respektuar, gjithmonë ti. I vlerësuar nga publiku shqiptar, po e po ti… dhe sot që ke marrë statusin e “pensionistit” përsëri mbetesh ti, me sytë e qeshur dhe buzën në gaz, i buzëqeshur, ndonëse pensioni yt është 13.100 lekë.
I buzëqeshur, ndonëse “të mëdhenjtë” lart i kanë kursyer titujt për ty, i buzëqeshur, ndonëse “i braktisur” nga ata që aq shumë të afrojnë kur iu duhesh… I buzëqeshur miku im, sepse ti je ai që rrallëkush bëhet. Je ai që të gjithë të vlerësojnë, je Sotiraq Bratko i madh i skenës dhe ekranit. Mos u mërzit artist i madh…
Ti ke respektin e mirënjohjen e të gjithëve!!!”, shkroi gazetari Ilir Jano në një postim në rrjetet sociale një vit më parë.