osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sot rinisin diskutimet për zgjedhoren, palët larg ndryshimit të sistemit, LSI e alarmuar nga propozimi i PS për heqjen e koalicioneve

Sot rinisin diskutimet për zgjedhoren, palët larg ndryshimit të sistemit, LSI e alarmuar nga propozimi i PS për heqjen e koalicioneve

Sot rinisin diskutimet për reformën zgjedhore. Pas një periudhe pauzë për shkak të bojkotit të opozitës jashtëparlamentare, diskutimet për miratimin e kësaj reforme kishin ngelur në mes. Por pas presionit ndërkombëtar, PD dhe LSI do i rikthehen sot tryezës së zgjedhores, ku pritet që të shoqërohet me mjaft debate.

Konsensusi mes palëve politike duket se është shumë larg, pasi ata kanë një sërë çështjesh që nuk po bien dakord. Partia Demokratike ka deklaruar se nuk do të negociojë asnjë nga 5 pikat që ka dorëzuar në tryezë. Por një tjetër pikë debati që pritet të shoqërojë mbledhjen e sotme është pikërisht çështja e sistemit danez, që është propozuar nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Por në këtë pikë, të dyja partitë e mëdha, PS dhe PD janë mjaft të distancuara. Vetë kreu demokrat Lulzim Basha kërkon një Parlament me 2 dhoma, duke mohuar edhe që të ketë marrë një e-mail nga ambasadorja amerikane për sistemin danez, ndërsa bashkëkryetari Damian Gjiknuri deklaroi pak ditë më parë se ndryshimi i sistemit kërkon ndërhyrje në Kushtetutë, duke dalë kundër çdo lloj sistemi të ri.

Një nga çështjet që kërkon zgjidhje është ajo e përbërjes së Kolegjit Zgjedhor. PS nuk e pranon propozimin e PD për të përfshirë në këtë Kolegj gjyqtarë të Apelit që janë në sistem, edhe pse nuk e kanë kaluar sitën e vetingut. Arsyetimi i mazhorancës është që Kolegji Zgjedhor të qëndrojë siç është deri në 2022, deri sa të pastrohet sistemi gjyqësor nga të korruptuarit.

Një tjetër pikë ku palët ndahen është edhe ajo e financimit të partive politike. Të dy draftet si të mazhorancës dhe të opozitës së bashkuar kanë marrë kritika të ashpra nga Këshilli i Europës për mos adresimin siç duhet të rekomandimeve të ODIHR për financimet e partive politike si në kohë normale ashtu dhe në periudhat zgjedhore.

Për këtë çështje ndahet edhe vetë opozita e bashkuar, kjo pasi PD kërkon të kufizojë financimet private, ndërsa LSI propozon një sistem miks, të njëjtë me atë të PS. Gjithashtu pritet që në takimet e radhës opozita jashtëparlamentare të propozojë draftin e saj përsa i përket përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa nuk ka shprehur asnjë qëndrim për propozimin e mazhorancës për të krijuar një institucion monokratik. Një nga çështjet që i mban palët larg arritjes së konsensusit është edhe ajo për krijimin e një qeverie teknike 6 muaj para zgjedhjeve.

Opozita e bashkuar e ka vendosur këtë si një nga çështjet më prioritare të këtij diskutimi, ndërsa mazhoranca ka refuzuar deri më tani ta marrë në konsideratë. Gjithashtu është ende e paqartë, nëse teknologjia në zgjedhje do të jetë një projekt pilot apo do të shtrihet në të gjithë territorin. Ndërsa emigrantët edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do të votojnë pasi si një elektorat gri, nuk ka vullnet politik për t’i përfshirë ata. Dy palët janë zotuar për të disatën herë që ta mbyllin reformën brenda 31 majit, teksa afati i komisionit nga Parlamenti është deri në fund të qershorit.

Heqja e koalicionit

Por një tjetër pikë që ka shkaktuar debate dhe përplasje brenda opozitës jashtëparlamentare është edhe propozimi i mazhorancës për heqjen e koalicioneve. Sipas burimeve të gazetës brenda opozitës bëhet me dije se ky propozim ka alarmuar LSI, e cila kërkon që ky propozim të mos pranohet dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në 2021 të shkojnë në zgjedhje me koalicion. Kujtojmë që në vitin 2017 LSI mori pjesë në zgjedhje sëbashku me PD dhe kërkon që edhe në zgjedhjet e ardhshme të jetë po e njëjta gjë.