osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sot pesë vite kur aksidenti tragjik i mori jetën Sokol Olldashit! Heshtja vrastare si gëzim i fshehtë i Berishës, Bashës, PD-së!

Sot pesë vite kur aksidenti tragjik i mori jetën Sokol Olldashit! Heshtja vrastare si gëzim i fshehtë i Berishës, Bashës, PD-së!

Misteret kanë mbuluar humbjen e jetës së ish ministrit dhe ish deputetit demokrat në rrugën që kishte nisur ta ndërtonte, Tiranë-Elbasan. Provat, faktet dhe dyshimet se mjeti që lëvizte me shpejtësi të ulët, nuk mund të përmbysej. Me kë foli për herë të fundit Olldashi, pse mjeti ishte i padëmtuar dhe sediljet kishin vetëm disa pika gjaku?! Çfarë ua ka mbyllur gojën Berishës, Bashës e lidershipit të PD që s’flasin në 5 vjetorin e ndarjes nga jeta Sokol Olldashi, pse hesht “qytetari dixhital” dhe ishte aksident apo vrasje?!

Në mbrëmjen e 19 nëntorit të vitit 2013 politika shqiptare, media dhe të gjithë shqiptarët mbetën të shokuar nga një aksident tragjik në segmentin e rrugës Tiranë-Elbasan, ku humbi jetën ish ministri i Brendshëm dhe i Transporteve, deputet i PD asokohe, Sokol Olldashi.

Një ngjarje e cila për ironi të fatit kishte ndodhur pikërisht në rrugën që Olldashi si ministër i Transporteve kishte kontribuar vetë të ndërtohej, por që dhe sot e kësaj dite mbeti e papërfunduar, ndërkohë që i mori jetën vetë ish ministrit.

Që në ato kohë këtë humbje tragjike e kanë shoqëruar dilemat e mëdha, nëse Sokol Olldashi u nda nga jeta si pasojë e një aksidenti tragjik apo ishte një vrasje mirëfilli e njerëzve ekspertë që e bënë të dukej si një aksident normal i një njeriu të pakujdesshëm.

Ekspertë të ndryshëm rrugorë, kriminalistë dhe të tjerë, janë shprehur se ka shumë paqartësi deri në përpjekje për të mbuluar një të vërtetë, në tërë hetimin e kësaj ngjarjeje tragjike.

Në aspektin politik, në krye të herës kjo ngjarje tragjike ku humbi jetën Sokol Olldashi ka ardhur pas një përplasjeje të fortë të tij me njerëzit që qëndronin pas Bashës, në garën për të marrë drejtimin e PD pas dorëheqjes së Berishës, i cili humbi thellë në qershor 2013.

Ndërkohë që Olldashi, vetëm pak ditë para aksidentit tragjik, kishte mbajtur një fjalim të fortë në Kuvend duke deklaruar se partitë, përfshirë dhe PD e PS, ishin financuar nga krimi.

Por nga ana tjetër dhe të tjerë elementë krijojnë dyshime, ku mbetet mister fakti se kush ishte në makinë me Olldashin kur humbi jetën, pse nuk zbardhet telefonata e fundit që ka bërë dhe çfarë fsheh në të vërtetë shpejtësia me të cilën u mbyllën hetimet.

Eskpertët teknikë thonë se një makinë e tillë si super-Benzi i Sokol Olldashit e ka shumë të vështirë që të përmbyset, pasi ka bazament të fortë, por dhe dëmtimi i paktë i makinës lë shumë për të dyshuar se më shumë se aksident, ka qënë një vrasje.

Dyshimet shtohen akoma më shumë për vetë faktin se shpejtësia e fiksuar e lëvizjes së makinës së ish ministrit ishte më pak se 55 kilometra në orë, një shpejtësi që e përjashton përmbysjen e këtij automjeti të blinduar.

Ndërkohë që makina është gjetur pak e dëmtuar, dhe duke qënë automatike, nëse ecën përpara, në asnjë moment dhe kur ndalohet, apo është ndezur nuk lëviz prapa, në marsh indietro, duke ngritur dyshimin se lëvizja mbrapsht është bërë nga një dorë tjetër nga jashtë, deri në përmbysjen e automjetit.

Ndërkohë që ekspertiza e trupit të të ndjerit Olldashi thotë se ishte dëmtuar shumë në pjesën e sipërme të kokës, në atë që quhet pjesa e butë, ndërsa nënvizohej në ekspertizë se në sediljen e makinës u gjetën disa pika gjaku.

Gjithkush e di se dëmtimi në këtë pjesë të kokës, mund të shkaktojë një rrjedhje të madhe gjaku dhe jo disa pika, ndërkohë që pas këtyre fakteve marrin “udhë” teoritë konspirative, por asnjëherë të vertetuara, se përmbysja e makinës kishte ndodhur me trupin e “ftohur” të Olldashit brenda.

Pra që ishte vrarë diku tjetër dhe ishte sjellë në makinë në vendin ku i gjet për të improvizuar dhe krijuar bindjen se ka ndodhur një aksident tragjik me pasojë humbjen e jetës së ish ministrit dhe deputetit të asaj kohe.

Të gjithë këto dyshime nuk kanë gjetur ende shpjegim, ndërkohë që ende nuk ka një nismë për të rikthyer hetimet e kësaj ngjarjeje tragjike të 19 nëntorit të para pesë viteve.

Ndërkohë që Sokol Olldashi mbushi sot pesë vite që është ndarë në mënyrë tragjike nga jeta, ajo që vihet re ditën e sotme është heshtja totale dhe vrastare e PD dhe e lidershipit të saj.

Nuk ka asnjë përkujtimore nga ana e strukturave të larta të PD, të paktën deri më tani nuk ka asnjë lajmërim të tillë për mediat, ndërkohë që as që është përmendur nga lidershipi demokrat.

Madje dhe Sali Berisha, ish kryeministri i PD që nuk lë skutë pa u futur dhe me thashethem pa u marrë dhe postuar përmes “qytetarit dixhital”, ditën e sotme ka heshtur në të gjitha postimet e tij, ndërkohë që për Sokol Olldashin nuk ka shkruar asnjë fjalë.

Vetëvetiu lind pyetje: Çfarë ua ka mbyllur gojën Berishës, Bashës dhe lidershipit të PD që nuk përkujtojnë 5 vjetorin e ndarjes nga jeta të njërit prej drejtuesve dhe përfaqësuesve më të spikatur të PD ndër vite Sokol Olldashi?!

Heshtja vrastare e PD vazhdon me në njejtën gjatësi vale me misterin e ndarjes së Olldashit nga jeta. Ishte aksident apo vrasje?! Koha do ta vërtetojë ndoshta këtë mister./Pamfleti