Ndërkohë që pritet që në orën 10:00 të nisë seanca plenare, kryeministri Rama e ka nisur ditën duke treguar arritjen e radhës të qeverisë që ai drejton.
Kryeministri Rama duke na uruar mirmëngjes ka treguar se falë punës së përkushtuar qendra shëndetësor në Lagjen nr.5 në Korçë është transformuar.
Stafi mjekësor, por edhe pacientët ndihen mjaft të kënaqur për përmirësimin e këtyre kushteve dhe transformimin që mori qendra e tyre shëndetësore.