Nga Brizida Gjikondi
Sot jam kundër turmës.
Sot jam kundër kujtdo që gojën, tastierën se ka lidhur me trurin po me emocionin naiv e të siperfaqshëm.
Emocionin përtac, të shqiptarve të kësaj epoke, që ashtu si paranë edhe emocionin e marrin kallëp, pa u lodhur, pa vrarë mëndjen, mjaftojnë të kuisin kundër hënës edhe kur dritën ajo se ka të sajën.
Këtë status sot si shumë rrallë herë të tjera po e shkruaj si juriste, jo si qytetare. Sa dëgjova ngjarjen, pa arritur në përfundim emocional, për të mallkuar zotin e te birin e kësaj toke të nëmur për disa por jo për mua, pa mburrur Lalën dhe mbushur sytë me lot, natyrshem direkt telefonova dhe kerkova, disa saktësime.
A banonte gazetarja Lala tek shtepia qe u qellua ? Jo me thane, ajo banon prej vitesh diku tjeter.
Pikerisht dhe mbreme kish qene ne shtepine e SAJ me bashkeshortin.
Po tek shtëpia ku është qëlluar kush jeton per vec prinderve pyeta?! Me thane qe jeton edhe vellai që është JURIST I BURGUT TE FUSHES KRUJES.
Kjo me beri qe syte te mos me perloten, marazi kunder kesaj toke të nëmur për disa por jo per mua, te me ridimensionohet, dhe si shpesh here heshturazi te falenderoj intuiten time.
Pshehrëtiva e lehtësuar, gazetaria jonë investigative që ka zbuluar “llahtarën e mafies vertikale dhe horizontale në këtë palo shtet” shyqyr zotit nuk është vërtet në rrezik.
Denoncimet e tyre skandaloze dhe prangat falë tyre do vijojnë…… bashkë me to dhe turma e revoltuar dhe emocionale që mafies dhe argatëve të saj po ja tund dhëmballen numer 8 me revoltën e tastirës.