Këngëtari i hitit “Ma ke syrin si filxhan” sot është shumë i famshëm, ka një restorant të vetin në Amerikë dhe është i suksesshëm, por ashtu si të gjithë edhe Remi Jakupi e ka nisur me vështirësi.
Në një intervistë për “Kolona.al”, Remi ka treguar se vite më parë ka shkuar me bashkëshorten në Mahnhattan dhe përpos që këndonte në mbrëmje muzike, për të fituar më shumë para ai pastronte në ndërtesat më të larta.
“Unë kam shkuar gjatë luftës në Amerikë. E këtë e kam bërë vetëm që t’i hiqem prej barre një personit që na ka majtë në Maqedoni. Kemi shkuar për një muaj, sa të përfundoj lufta. Nisën të më ftojnë nëpër mbrëmje, pasi që ka qenë treg i panjohur për mua. Dhe hajt t’i bëjmë do para e të kthehemi, më pastaj ‘hajt edhe naj para ta fitojmë’. Rastësisht një person më tha që ‘mund ta gjej një punë, por mos po e merr si ofendim’. I thash që dua ta dëgjoj. Me pastruar nëpër ndërtesa të Manhattan. I thash ‘çfarë turpi, unë të falënderoj’.
“Kam punuar unë dhe gruaja ime në pastrim. Kishim punë të ndryshme ku një natë merrja pluhurin me thithëse, një natë mbledhja bërllokun e një natë pastroja para ndërtesës. Unë isha me uniformë të punës duke pastruar, ofrohet një femër ‘Remi a mund të fotografohemi dhe unë në njërën dorë fshesën në tjetrën kacinë dhe në foto’. Nuk e kam pas aspak problem. Dhe derisa punoja aty, një japonez më ka këshilluar për fakultet dhe mi ka treguar të drejtat si refugjat që isha.
“Kam shkuar në fakultet për kompjuterët, më shumë hatri i atij japonezit. Por ishte fati, kam qëlluar në ditën e regjistrimit. Ka qenë një ruse që ka ditë për situatën në Kosovë dhe më ka ndihmuar. Kam hy në provim, e kam kaluar jam pranuar dhe kam vazhduar me studimet, ku i kam përfunduar si studenti më i mirë. Në fakt u pata zgjedh studenti më i mirë në fakultet dhe në përfundim të studimeve, më thirri drejtori në zyrë. Tek ne kur të ka thirr drejtori, diçka ke shkretu (qesh). Sigurisht nuk e morra mirë thirrjen.
“Por kur shkova më tregoi që isha zgjedh studenti më i mirë dhe unë duhet të mbaja fjalimin që ish traditë para studentëve dhe familjarëve të tyre. Ata iu dërguan vizat familjes time këtu, prindërve, vëllezërve, pasi që më than kush dëshiron të jetë ditën kur t’i ta lexosh fjalimin. Kujtoj kur baba më pat thënë ‘vetëm kqyrsha kur po e bënë m***. Por kur rrehshin shuplakë e disha që diçka mirë ke thënë”, është shprehur Remi.