Sot eshte dhe ditelindja e aktores se humorit shkodran Drane Xhaj dhe i urojme te festoje sa me shume vite te lumtura. Drane Xhaja (1960-). Aktore.
Lindi ne Shkoder, me 13 qershor. Mbaroi liceun artistik “Jordan Misja”* me 1978 dhe studion njevjecare per aktore prane Teatrit Popullor*, me 1979, vit kur filloi pune ne Estraden e Shkodres* dhe ende vazhdon deri me sot.
Eshte aktore me prezence skenike, e hijshme, e sigurt ne veprim, me nje diksion te paster dhe kumbues. Anon nga nje humor plastikisht elegant, ku ndihet kujdesi per te ravijezuar figura grash “fisnike”, “qytetare”, snobe, sikunder edhe fshatarka llafazane, disi te pagdhendura qe shtiren sit e mencura etj.
Ka lene mbresa me disa karaktere nga mjediset qytetare shkodrane a perreth tij si ne skecet dhe komedite e shkurtra Daja i burrit (roli i zonjes se shtepise), Toka jone (fshatarja), Toka e Dufit (fshatarja), Dhendri nga Amerika (vajza), Milioner pa asnje kacidhe (Burbuqja); gjithashtu ka luajtur ne komedine Bileta e llotarise e Dionis Bubanit*, Ceshtje familjare (roli i vajzes) e Fadil Krajes* etj.
Ne nje pjese te madhe ne premier ate shumta ka luajtur rolin e prezantueses, duke spikatur per te foluren e bukur, hirin dhe prezencen skenike.