Kreu i qeverisë, Edi Rama nis pas pak vizitën zyrtare në Kosovë mirëpo kjo nuk e ka ndaluar që të urojë nxënësit shqiptar për nisjen e vitit të ri shkollor. Rama ka ndarë një video e cila tregon disa nga shkollat që janë rindërtuar pas tërmetit, me anë të së cilës uron nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor.
POSTIMI:
MIRËMËNGJES dhe me zilën e parë që bie për disa nga shkollat e reja të rindërtuara pas tërmetit, uroj përzemërsisht çdo nxënës që nis sot vitin e ri shkollor, shumë suksese e mbarësi në këtë rrugëtim të bukur dijeje për të ardhmen.