Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot njē takim me presidentin Ilir Meta, ku do të konsultohen për datën e zgjedhjeve në Presidencë.
Bashkë me Ramën do të jetë edhe Taulant Balla i cili do ta shoqërojë. Siç u konfirmua edhe dje, takimi do të jetë në orën 11:00 në Presidencë për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve të 2021 që zhvillohen pranverën që vjen.
Ishte pikërisht Meta që ftoi disa ditë më parë Ramën dhe Bashën për t’u datën e zgjedhjeve, pasi në fund do të jetë Presidenti ai që do e dekretojë.
Ndërkohë lideri demokrat Lulzim Basha do të jetë 1 orë pas Ramës në Presidencë, më 12:00, teksa Presidenti pret edhe Luan Rama nga LSI si dhe nga opozita parlamentare, Rudina Hajdarin. Por në orën 9:00 do jet Shpëtim Idrizi i pari që takohet me Metën
Data e mundshme e zgjedhjeve do të jetë mes 15 prill- 15 majit, ndërsa priten propozimet e liderëve politike nesër.