Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka reaguar pas sulmit të protestuesve ndaj ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt.
“E dënojmë me gjithë zemër kërcënimin që i është bërë ambasadorit të OSBE në Tiranë Bernd Borchardt. Dënojmë grafitet dhe të gjitha mënyrat e tjera që janë përdorur kundër tij, kundër autoritetit të tij zyrtar. Nuk ka vend për veprime të tilla në një demokraci moderne”, shkruan Soreca.