Sali Berisha dhe familja e tij janë në një moment të vështirë, që prej shpalljes non grata nga SHBA.
Nuk është çudi që ndaj tyre të nisë edhe ndonjë proces hetimor.
Ndaj dhe janë tërbuar dhe kanë prej muajsh që janë hedhur në sulm, duke nxjerrë Sali Berishën rrugëve të çdo qyteti, për t’u përbetuar se ka dalë për të sjellë demokracinë.
Por duhet thënë se në këto momente të vështira, atij i janë gjendur pranë disa besnikë, duke nisur nga Flamur Noka, për të përfunduar tek Sonila Meço.
Kjo e fundit e ka shprehur gjithmonë admirimin e saj për Berishën dhe pavarësisht se thotë se është një gazetare me standarte, duket se përfundon gjithmonë tek televizionet që pastrojnë paratë e korrupsionit.
Fillimisht tek Beketi, tani tek tek familja Berisha, ku ka vendosur të bëjë një emision nga e hëna në të premte, ku natyrisht epiqendra do të jetë beteja e Berishës ndaj SHBA.