osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sonila Meço ekzaltohet nga gishtat e mesit të Belos: Pse revoltoheni, është gjetje e paparë?

Sonila Meço ekzaltohet nga gishtat e mesit të Belos: Pse revoltoheni, është gjetje e paparë?

Sonila Meço është ekzaltuar nga dy gishtat e mesit të Belind Këlliçit.

Postimi i Sonilës

Posteri thotë: “Duart e Belos kështu i drejtohen korrupsionit në Tiranë”. Nuk ka emra, as referenca të përveçme frymorësh, por shënjestër të qartë, korrupsionin. Një pjesë reagon duke e cilësuar “Cënim i dinjitetit të njeriut”. Të cilit njeri? Atij që bën korrupsion? Se Belo e thotë qartë: “korrupsionit”.

Një pjesë tjetër mëton: “Fyese dhe tallëse për qytetarët”. Për cilët qytetarë? Të korruptuarit apo viktimat e korrupsionit? Se Belo e thotë qartë: “korrupsionit”.

Ka edhe të tjerë që deklarojnë: “Mesazhe fyese, denigruese dhe me përmbajtje bullizuese, të cilat jo vetëm që nuk janë etike, por mbi të gjitha bëhen në mënyrë të drejtëpërdrejtë shembull i reagimeve të papërmbajtura, bullizuese dhe fyese në popullatë.” Kush u bullizua, fye dhe denigrua, korrupsioni? Se Belo e thotë qartë: “Korrupsionit”.

Ndonjë thotë edhe: “Belo i nxjerr (dy gishtat” Tiranës.” Cilës Tirane, asaj të korruptuarës, se Belo e thotë qartë: “Korrupsionit”. Nëse ka një që duhet të indinjohet seriozisht, zëlartas për fyerje, denigrim, diskriminim, bullizim, cënim të së drejtës, ai është një dhe vetëm një, KORRUPSIONI.

Sepse posteri e thotë qartë: “Duart e Belos kështu i drejtohen korrupsionit në Tiranë”.

Mandej, nëse dikush mendon se dy gishtat e Belos i drejtohen ndonjë pushtetari, oligarku, administratori, njerëzve të caktuar, atëherë këtu kauzë duhet ngritur prej të përmendurve ndaj atyre, që e insinuojnë, sepse po cilësojnë të korruptuar emra të përveçëm. Këta duhet të ndihen të fyer, indinjuar, denigruar, bullizuar, që ka njerëz që korrupsionin e barabisin me ta.

Tani indinjohemi se u fye e u cënua dinjiteti i korrupsionit, apo se shumë njerëz u prekën si të thirrur në kauzë?

Po kur korrupsioni të degdis fëmijën, bashkëshortin, familjen jashtë me gomone e nën kamionë, të varfëron, të cënon dinjitetin, të le pa punë, të than kursimet, të le pa shtëpi, të merr shpirtin, të shkurton jetën, mbush shkollat me kanabis e drogë, të zhvlerëson pronën çfarë mallkimi i bëhet? Çfarë gishti i nxirret?

Shenja e sfumuar e gishtave të Belos për arsye etike, do të shqetësonte seriozisht e lëndonte ndjenja e perceptime nëse drejtësia do kish bërë drejtësi, pushteti do kish dhënë llogari, kushtetuta nuk do qe shkelur e Shqipëria nuk do qe shpopulluar egër. E nëse e drejta nuk do t’i lihej vetgjyqësisë, ose Zotit.

Mundet të jetë shqetësuese për disa shenja, por në vendin ku vdiset i pafajshëm nga plumbat e krimit, që është bërë limfë qytetëse, nuk di kush mund të çojë në djall Belindin që pati guximin ta thotë troç se si po na katandis korrupsioni.

Tjetër histori mandej se çfarë na është thënë e bërë çdo ditë si popull nga të korruptuarit. Po nuk po shkoj në relativizëm. Po qëndroj literalisht: Pse është denigruese të denigrosh korrupsionin e tmerrshëm?