Analisti Eduart Zaloshnja ka bërë publike mbrëmë në emisionin ‘Real Story’ të dhënat e sondazhit të fundit të ”Follow Business Albania”, mbi luhatjet e votave të tre partive kryesore në vend, PS, PD dhe LSI.
”Follow Business Albania” në sondazhin e publikuar jep të dhënat edhe në % edhe në numër konkret votash se si kanë lëvizur tre partitë kryesore, duke dhënë shifrat për periudhën nga zgjedhjet e qershorit të 2017-ës, gushtit 2019 dhe shtatorit 2019.
Ajo që vihet re është se Partia Socialiste do të qeveriste e vetme edhe sikur zgjedhjet të zhvilloheshin në gusht apo në shtator. PS, siç shihet në grafiqe, qëndron konstante në votat e saj në %.
Sipas sondazhit, sikur zgjedhjet të zhvilloheshin dje, pra në shtator, PS e vetme do të merrte mazhorancën për të qeverisur vetëm me 52.9%. Ndërkohë që PD merr 33.7% dhe LSI 5.4%.
Ajo që vihet re është se PD vazhdon njëlloj si LSI në rënie në shtator, ndërkohë që PS vazhdon të jetë konstante.
Më poshtë po ju sjellim të dhënat e sondazhit: