osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sondazhi qesharak i Anila Bashës (që paguhej nga Baftjari): Berisha-Meta marrin Bashkinë e Fierit. (Disa intriga, pazare dhe një fakt për SPAK-un)

Sondazhi qesharak i Anila Bashës (që paguhej nga Baftjari): Berisha-Meta marrin Bashkinë e Fierit. (Disa intriga, pazare dhe një fakt për SPAK-un)

Sipas të gjitha sondazheve të kompanive serioze, socialistët nuk e diskutojnë dhe nuk e kanë diskutuar kurrë fitoren në Bashkinë e Fierit. Beteja e PS-së në Fier bëhet vetëm për të thyer rekordet që ka vendosur vetë në rezultat.

Por një sondazh i News Bomb, portali i Anila Bashës, nxjerr fitues në Bashkinë e Fierit kandidatin e çiftit Berisha-Meta, Evdar Kodhelin.

Rezultati i këtij sondazhi (qesharak) është vërtetë befasues! Madje përmbys edhe sondazhet e vetë Syrit, medias së Familjes Berisha.

“Armando Subashi duket se nuk është më kryebashkiaku i preferuar i fierakëve. Aferat dhe akuzat e shumta publike e mediatike, kanë ndikuar fort në uljen e imazhit të tij në sytë e fierakëve. Në sondazhin e newsbomb.al, fitues bindshëm është ekonomisti Evdar Kodheli“, shkruan portali i Anila Bashës.

Nëse ky sondazh do të ishte serioz dhe i besueshëm, kjo do të ishte një katastrofë për PS-në dhe rrjedhimisht fundi i pushtetit të Edi Ramës.

Por sondazhi është një produkt banal dhe dëshpërues i një klani në Fier, pjesë e të cilit janë Baftjar Zeqaj, Petro Koçi, Antoneta Dhima etj, të cilët punojnë kundër Armando Subashit.

Ky klan paguan Anila Bashën, me kontrata klienteliste, me para publike dhe ndoshta edhe para të pista, për të sulmuar Subashin, i cili me sa duket u ka prishur interesat.

Kujtojmë që ‘cungu i vjetër’ i korrupsionit Baftar Zeqaj, kur ishte në krye të Albetrolit, i jepte para publike Anila Bashës, me kontratë korruptive.

Kontrata është një provë e fortë dhe verbuese për SPAK. Kontrata klienteliste dhe korruptive, me pasojë vjedhjen e parave publike, qëndron prej dy vitesh në SPAK.

Ndërkaq, se sa qesharak është sondazhi i porositur nga grupet e korrupsionit në PS, kjo do të vërtetohet me datë 15, ku me siguri do të zhduket nga portali i damkosur.