Në sondazhin e Frontline zgjedhësit e vendosur për të votuar qysh sot u pyetën edhe për kë do votonin. Sipas sondazhit PS merr më shumë se 50% të votave, duke lënë prapa PD-në me 31.3%.
Partitë e reja marrin 16%, ndërsa parti të tjera të vogla marrin vetëm 2.2%. sa i përket zgjedhësve të gatshëm për të votuar që jetojnë në Shqipëri, PS merr diçka më pak se 50% i votave, PD me 31.8%, partitë e reja me 15.9% dhe partitë e vogla të tjera me 2.6%