Sondazhi zgjedhor i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë MRB ofroi të dhëna lidhur me popullaritetin e liderëve politikë në vend.
Sipas sondazhit, tek votuesit e pavendosur, Rama ishte lideri me popullaritetin më të lartë, pasuar nga Basha dhe Kryemadhi.
Në ndarjen gjinore, burrat vlerësuan më tepër negativisht Edi Ramën, ndërsa për liderin e PD, Lulzim Basha burrat kishin mendimin më pozitiv në raport me gratë.
Tek kryetarja e LSI, pati diferencë mjaft të vogël në ndarjen gjinore për pëlqimin dhe mospëlqimin.
Metodologjia
Sondazhi anketoi 1600 persona me të drejtë vote në 12 zona elektorale urbane dhe rurale në të gjithë Shqipërinë gjatë periudhës 22 dhjetor-31 janar.
Tematikat e pyetjeve qenë të lidhura me performancën e qeverisë, performancën e partive politike, popullaritetin e liderëve politikë dhe vlerësimin për çështjet operacionale në Shqipëri.
Të pyetur sa i përket performancës së liderëve, të anketuarit u përgjigjën si më poshtë:
Edi Rama (49.1% pozitiv; 50.5% negativ);
Lulzim Basha (35.4% pozitiv; 63.9% negativ);
Monika Kryemadhi (20.7% pozitiv; 78.6% negativ);