osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sondazhi i ‘Edison Research’: Tre të katërtat e votuesve thonë se demokracia është nën kërcënim! Ja temat që shqetësojnë mbështetësit e Harris dhe Trump

Sondazhi i ‘Edison Research’: Tre të katërtat e votuesve thonë se demokracia është nën kërcënim! Ja temat që shqetësojnë mbështetësit e Harris dhe Trump

Gati tre të katërtat e votuesve në zgjedhjet presidenciale të së martës (5 Nëntor), thonë se demokracia amerikane është nën kërcënim, sipas sondazheve paraprake kombëtare nga Edison Research.

Këto shifra kanë reflektuar ankthin e thellë me të cilin përballet kombi pas një fushate kontestuese midis demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump, raporton Reuters.

Demokracia dhe ekonomia renditen deri tani si çështjet më të rëndësishme për votuesit, me rreth një të tretën e të anketuarve që përmendin secilën, të ndjekur nga aborti dhe imigracioni me 14% dhe 11%, treguan të dhënat. Sondazhi tregoi se 73% e votuesve besonin se demokracia ishte në rrezik, kundrejt vetëm 25% që thanë se ishte e sigurt.

Të njëjtin sondazh ka publikuar edhe CNN, duke trajtuar përqindjet e votuesve të secilit kandidat dhe shqetësimin kryesor të tyre. Për më shumë se gjysmën e votuesve të Kamala Harris, 56%, demokracia është çështja kryesore në lojë, e ndjekur nga aborti (21%), ekonomia (13%), politika e jashtme (3%) dhe emigracioni (2%).

Prioritete shumë të ndryshme për votuesit e Donald Trump, 51% e të cilëve përmendën ekonominë si çështjen më të rëndësishme, të ndjekur nga imigracioni (20%), demokracia (12%), aborti (6%) dhe politika e jashtme (4%).

Të dhënat nënvizojnë shkallën e polarizimit në një vend, ndasitë e të cilit vetëm u theksuan gjatë një gare të ashpër konkurruese. Ish-Presidenti Trump ka përdorur një retorikë gjithnjë e më të errët dhe apokaliptike përgjatë fushatës, ndërsa ka nxitur frikën e pabazë se sistemit zgjedhor nuk mund t’i besohet. Nënpresidentja Harris u ka kërkuar amerikanëve të bashkohen, duke paralajmëruar se një mandat i dytë i ish-Presidentit Trumpit do të rrezikonte themelet e demokracisë amerikane.

Shifrat përfaqësojnë vetëm një pjesë nga dhjetëra miliona personat që kanë votuar, si përpara ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve, dhe rezultatet paraprake mund të ndryshojnë gjatë natës, ndërsa më shumë njerëz janë duke u anketuar.

44% e votuesve u shprehën për ish-Presidentin Trump në mënyrë të favorshme, krahasuar me 46% në anketimet pas votimit në vitin 2020, kur ai humbi përballë Presidentit Joe Biden. Nënpresidentja Harris u perceptua në mënyrë të favorshme nga 48% e të anketuarve, krahasuar me vlerësimin prej 52% për Presidentin Biden në vitin 2020.

Harris po mbështetej tek një pjesëmarrje e madhe nga gratë votuese, për të kompensuar dobësinë e saj elektorale me burrat. Anketimet treguan se gratë përbënin 53% të elektoratit, përgjithësisht e pandryshuar nga 52% në anketimet e vitit 2020.

Sipas të dhënave, përqindja e votuesve pa arsim të lartë – të cilët kryesisht favorizojnë ish-Presidentin Trump – ishte 57%, pra më pak se në vitin 2020, kur ishin 59%.

Dy rivalët po ecnin drejt një përfundimi të pasigurt të martën pas një fushate intensive, ndërsa miliona votues amerikanë prisnin në radhë të qeta dhe të rregullta, për të zgjedhur ndërmjet dy vizioneve të ndryshme për vendin.

Kjo ishte një garë zgjedhore e nxitur nga ngjarje të paprecedenta – dy atentate ndaj ish-Presidentit Trump, tërheqja e papritur e Presidentit Biden dhe ngritja e shpejtë e Nënpresidentes Harris. Gara mbeti e ngushtë pas miliarda dollarësh shpenzimesh dhe muajsh fushate të furishme.

Ish-Presidenti Trump, i cili ka përhapur shpesh pretendime të pavërtetuara se ai fitoi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe mbështetësit e të cilit sulmuan Kapitolin e Shteteve të Bashkuara më 6 janar 2021, votoi pranë shtëpisë së tij në Palm Beach, Florida.