osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sondazhet paralajmërojnë fundin e LSI: Ja si rrezikon të katandiset në 2-3 mandate më 25 prill, partia e Monikës përfundon në dyert e PD

Sondazhet paralajmërojnë fundin e LSI: Ja si rrezikon të katandiset në 2-3 mandate më 25 prill, partia e Monikës përfundon në dyert e PD

Lëvizja Socialiste për Integrimi pritet të jetë partia më e humbur në zgjedhjet e 25 prillit. PDIU hyri në koalicion me PD dhe i siguroi 2 mandate, por partia e Kryemadhit rrezikon të pësojë disfatë të thellë në zgjedhjet e 25 prillit.

Çdo ditë po bëhen sondazhe nga televizionet shqiptare dhe të gjitha kanë një gjë të përbashkët: LSI është me rënie drastike. Në 2017 kjo parti mori mbi 14 për qind të votave, por tani ka rënie edhe në sondazhet që bëhen nga televizionet e njohura si mbështetës të presidentit.

Të martën u publikua sondazhi i Institutit “Noto” në bashkëpunim me “Ora News”. Sipas këtij sondazhi, Partia Socialiste do të sigurojë 44.5 deri në 48.5% të votave, me një mesatare prej 46.5%. Partia Demokratike dhe aleatët do të siguronte 41-45% të votave, me një mesatare prej 43%, duke pësuar një rritje të konsiderueshme në lidhje me rezultatin e vitit 2017.

Rënie në rezultat për LSI-në, që do të siguronte 6-10% të votave. I gjithë gabimi që bëhet me sondazhet është sepse të gjithë i mbledhin përqindjet e PD dhe LSI duke pretenduar se kanë më shumë se PS. Një gjë e tillë sipas ekspertëve nuk mund të ndodhë.

Ne jemi në sistem proporcional dhe jo mazhoritar. Për shembull, LSI mund të marrë 6 për qind të votave në rang vendi, por në çdo qark ajo mund të marrë më pak se 1 për qind të votave dhe në total ka 6 për qind, por nuk prodhon dot mandat deputeti. Nëse i marrim me radhë sondazhet, LSI merr 7.6 për qind sipas sondazhit të MRB. Sipas sondazhit të IPSOS merr 4.6 për qind.

Sipas sondazhit të Flame Tree Advisors në “Syri Tv” merr 9.2 për qind, ndërsa sipas sondazhit të “Piepoli”, LSI merr 4-8 për qind të votave. Nëse marrim një mesatare, partia e presidentit kuotohet në nivelin 6-7 për qind, pra një përgjysmim krahasuar me 2017.

Llogaritja e mandateve

Nëse ecim sipas sondazheve ku LSI mund të marrë rreth 6-7 për qind të votave, atëherë me shumë gjasë ajo nuk merr më shumë se 2-3 mandate në të gjithë vendin. Për të qenë më të saktë po i marrim me radhë. Në Berat një parti duhet të marrë 14 për qind të votave që të marrë mandat deputeti, LSI nuk e arrin këtë kuotë.

Pra nuk merr dot mandat. Në Dibër nevojiten 20 për qind të votave, nuk ka asnjë shans ta kapë kuotën. Në Durrës nevojiten mbi 7 për qind të votave. Këtu LSI lufton për një mandat, por nuk e ka të sigurt. Në Elbasan, nevojiten 7.1 për qind të votave, por duke qenë se kemi në lojë dhe PDIU përfaqësuesit e së cilës janë me PS, LSI nuk merr dot mandat. Në Fier nevojiten 14 për qind të votave dhe LSI nuk merr dot mandat. Në Gjirokastër nevojiten 25 për qind e votave, nuk merr mandat. Në Korçë nevojiten 9 për qind të votave, nuk merr mandat.

Në Kukës nevojiten 33 për qind të votave, nuk merr mandat. Në Lezhë nevojiten 14 për qind të votave, nuk merr mandat. Në Shkodër nevojiten 9 për qind e votave, nuk merr mandat. Në Tiranë, nevojiten 3 për qind e votave dhe mund të marrë 2 mandate. Në Vlorë nevojiten 8.3 për qind të votave, nuk merr mandat. Pra LSI në rastin më të mirë mund të marrë 3 mandate, pasi lufton në Durrës, ndërsa në rastin më të keq mund të marrë vetëm 2 mandate në Tiranë dhe në asnjë qark tjetër, gjithmonë sipas sondazheve.

Rritja e PD dhe bashkëqeverisja

Elementi tjetër është se votat e LSI kalojnë te PD. Dalja me lista të ndara e ka fundosur partinë e presidentit, e cila tashmë është hedhur në sulm duke pretenduar për sulme e agresion ndaj saj. PD ia ka marrë të gjitha votat pasi ka shumë rritje, ndërsa LSI mban votat e saj. Nëse ecim në bazë të rezultateve, qeveria e re do të jetë shumë e brishtë. Nëse LSI merr 2 mandate, një qeveri PD-LSI do jetë shumë e vështirë. Nga ana tjetër dhe PS do e ketë të vështirë ta mbajë vetme, pasi që një qeveri të jetë solide duhen mbi 73 mandate dhe asnjë forcë nuk e arrin këtë kuotë. Sipas sondazheve kjo shton dyshimet se mund të shkohet te ajo që qarkullon prej kohësh: te bashkëqeverisja mes PD dhe PS.