Një sondazh i realizuar nga instituti Piepoli gjatë dy javëve të fundit përpara se italianët t’i drejtoheshin kutive të votimit për të zgjedhur mes kandidatëve dhe forcave politike se kush do t’i përfaqësojë në dhomën e deputetëve dhe në Senat.Sipas sondazhi, 71% e qytetarëve italianë kanë të pyetur nëse do të votonin ditën e sotme, kanë deklaruar se po, ndërkohë që 20% janë shprehur se me shumë mundësi do të shkonin të votonin.
Ndërkohë për sa i përket shpërndarjes së vendeve në senatin italian, forca e parë do të jetë koaliconi i djathë i kryesuar nga partia Forca Italia e Silvio Berlusconit, me 37 vende, ndërsa në vend të dytë koalicioni i qendrës së majt me 27.5 vende. Sipas sondazhit në vend të tretë do të jetë “Lëvizja 5 Yjet”.
Megjithatë, vetë Berluskoni nuk mund të ketë një post zyrtar deri vitin e ardhshëm për shkak të dënimit për evazion fiskal. Në Milano ku ka qendrën e votimit, Berlusconi u sfidua hapur nga një aktiviste, e cila u ngjit mbi tavolinën e komisionerëve dhe bërtiti: ‘Berluskoni ke skaduar’ shkruan Corriere.
Vajza e re sipas shkrimit që kishe në gjoks përkiste lëvizjes, “Femen”. Vajza e cila ishte rreth moshës 25-30 vjeç, ishte topless pa këmishë dhe përsëriti disa herë frazën “Berlusconi ka skaduar, koha juaj ka mbaruar” para se të bllokohej nga policia. Ndërkoi Silvio Berlusconi e komentoi me shaka : “Nuk e pashë, nuk mund të shihja asgjë”, shtoi drejtuesi i Forzza Italia.