osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sondazh-barcaletat, mision i fundit i fallxhorëve për të shpëtuar opozitën

Sondazh-barcaletat, mision i fundit i fallxhorëve për të shpëtuar opozitën

Nga Anri Bala

A nuk je pak i habitur, i shastisur kur sheh televizionin Ora News, të kthyer në një strofull, e zaptuar nga gjithfarë kllouni?! Në gjykimin tim, nuk është e lehtë të të marrë gjumi pas një traume të tillë, kur të shfaqen fytyra, të njëjtë me lugatët, të vënë me qëllim për të të kallur datën. Nuk e di në bie dakort, por edhe vetë lugati frikësohet prej tyre, edhe nëse ndonjë ditë për dreq do t’i shfaqeshin në rrugë, do t’ia merrte vrapit nga frika, kurse për syrin e pastërvitur të shikuesit, pra tonin, edhe ky i fundit do të ishte shumë herë më i pranueshëm dhe më i durueshëm.

Një tufë intrigantësh dhe të marrësh japin mend, e pse jo dhe udhëzime, se çfarë duhet të bëjnë shqiptarët! Madje arrijnë deri aty, sa parashikojnë si fallxhorë të verbër e pa filxhan të ardhmen e vendit, nëse nuk ikën Rama dhe të vijë Lulnana.

Nuk më intereson asnjëri dhe as tjetri, por s’më vjen aspak mirë, kur shoh një lukuni grabitqarësh, që janë përkëdhelur e gostitur duke iu zvarritur të gjithë pushteteve, deri në atë të Hoxhës, që nuk pushojnë asnjë çast duke mashtruar, gënjyer dhe me fantazinë e tyre prej dallkaukësh, të fyejnë mendjet e të mençurve, që politikën e shikojnë si një kuplara që shet moral.

Ndaj dje, që pa gdhirë, mashtruesi i autodiskretituar me publikimet e tij, Antonio Noto, që nxjerr gjithmonë sondazhe si ato të zgjedhjeve lokale… nxorri fituese opozitën, e kur pa se si u shkërmoq, deklaroi pa pikën e turpit, se sondazhet janë… sondazhe.

Por në listën e bëmave, nuk mungojnë as sondazhet e zgjedhjeve parlamentare të 2017, ku Noto jepte të njëjtin version si ky i fundit, ku PS fitonte 45% të votave, PD renditej e dyta me 37% të votave dhe e treta LSI me 13% të votave, LIBRA me 2%, e ndjekur nga PDIU me 1.5% pra shkurt fitonin ato që humbën thellë.

Me gjithë pëçapjet e tij të trishta, dikush duhet t’i thotë aktorit të dështuar Antonio, se sondazhet e tij në formë barsaletash nuk ngjallin as të qeshura, sepse çdo njeri me mend në kokë, nuk mund të besoj kurrë, që një parti apo grup partish të kthyer në opozitë rruge, mund të rritet me 10-11%, kur ata që duhet ta rrisin, e kanë larguar nga pushteti me ceremoni e rrakapjerthi, sepse morën atë që lypën, duke dërguar vendin në kapitullim ekonomik si pasojë e vjedhjeve dhe makutërisë, e kur edhe sot mbajnë mbi supe damkën e kriminelëve, që kërkojnë “rehabilitim” duke u rikthyer në karrigen e ëmbël të mbretërimit të së keqes… si një shans të dytë.

Sondazhi nuk ndryshon asgjë, por lugatët kanë ndërmarrë një mision të pamundur:

1- Të krijojnë idenë, se zgjedhjet janë manipuluar, pavarësisht se janë pranuar dhe firmosur…ato nuk janë legjitime.

2- Të krijojnë bindjen, se nëse behen zgjedhjet e parakohshme, sikurse dëshiron bashkimi hibrid i të djathtës PD-iste me të majtën LSI-ste, do na u kthekan në pushtet, ato që gëzojnë urrejtjen e 1 milion shqiptarëve, 11 përqind e të cilëve na qenka penduar dhe na qenkërkan kthyer në Lularë dhe Monarë.

3- Të ndalojnë “eksodin” e madh të figurave të rëndësishme të LSI-së, duke u lutur sipas mënyrës së tyre: hajdeni derman, se do të jeni përsëri në tepsinë e re (PD+LSI)… ndaj mos u largoni.

4- Të bëjnë të pamundurën, që deputetët e listave të durojnë dhe pak, se pushteti “i madh” është pas porte dhe të mos i pranojnë mandatet, sepse do të quhen tradhëtar, kur kanë mundësi të quhen heronjë dhe të shpërblehen… me napolona floriri.

5- Të motivojnë protestuesit me pagesë, që të protestojnë edhe pa pagesë, sepse dita e pushtetit nuk është e largët dhe sakrificat do u kthehen në begati, mirëqenie… ndonjë plumb pas qafe, rrjepje dhe shqepje, që do i shijojnë ashtu sikurse i kanê shijuar…kur këto ishin në pushtet.

Natyrisht, që një opozitë normale duhet të rritet, kur pozita zbret nga konsumimi i pushtetit, por flasim për opozitë normale… e jo për tufa çakejsh, që zvarriten për të kapur dhe shqyer ndonjë copë tuli, nga ata që e kanë, megjithëse askush nuk do t’i lërë as thonjë për ta kapur, e jo më dhëmbë për të kafshuar.

Askush nuk mund ta fantazoi një rritje elektorati me 11%, kur nuk ke bërë asgjë për tu nderuar dhe shumë gjëra për tu dënuar dhe për pushtetin tënd, i je futur një lufte donkishoteske me partnerët ndërkombëtarë, pa harruar, se nuk ofron asgjë dhe përfaqësohesh me njerëz mediokër, që të vjen ndot kur i vetemëron… përfaqësues të popullit.

Kjo më bënë të mendoj, se Antonio me IPR-në e tij, duhet ta ketë nisur sondazhin tek protesta para kryeministrisë, për të vazhduar më pas tek Kuvendi dhe me ndalesa të shkurtra në Kamëz, Vorë e Bathore, sepse e kishte të pamundur të gjente të anketuar, pasi të gjithë ishin në protestë.

Me keqardhje, por misioni i këtyre sharlatanëve është i pamundur dhe vlen vetëm për t’iu zgjatur ëndrrën lularëve dhe monarëve… jo për qytetarët inteligjent, që dorës i thonë dorë dhe këmbës këmbë!/Ekskluzive.al