Sokol Kushta, një nga legjendat e futbollit shqiptar, ka thumbuar drejtpërdrejt trajnerin e Kombëtares shqiptare, Edy Reja, si dhe presidentin e FSHF-së. Në një status në profilin e tij në Facebook, Kushta shkruan:
“Që Broja është lojtar klasi, nuk ka nevojë ta them në këto momente…Thjesht tani unë po e shijoj këtë djalë, duke e parë çdo 3 ditë. Por “kënaqësia” më e madhe që po shijoj është lëpirja qe po i bëjnë shumica e gazetarëve, që ishin kundër para dhe pas ndeshjes në Londër.
Ishin ata që dolën pro trajnerit dhe presidentit…dmth kundër Brojës. Unë isha i sigurtë që po të qe në fushë, Broja pjesa e parë nuk do dilte 4 plus. Dhe zgjidhja qe ulja në tribunë me preteksin që Broja është kapriçoz.
Dhe nuk është rastësi që trajneri i Kombëtares del dhe bën fushatë për presidentin e FSHF-së. Veprim absurd! Nuk e di në cilin shtet do ndodhte kjo gjë që trajneri i Kombëtares të bëjë fushatë për presidentin e futbollit”, shkruan Sokol Kushta