osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sokol Koçiu letër publike Bardh Kaçorrit: Kampionët nuk i mposhtin dot fjalët!

Sokol Koçiu letër publike Bardh Kaçorrit: Kampionët nuk i mposhtin dot fjalët!

Sokol Koçiu, ish-drejtor i Përgjithshëm i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme, një njeri me një karrierë të gjatë në organin e akuzës, ka reaguar pas akuzave të ditëve të fundit të hedhura në drejtim të Bardhyl Kaçorrit, i emëruar tre ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve.

Kaçorri së fundi është sulmuar me faktin se ka qënë komisioner i Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2013. Por, Sokol Kociu ka zgjedhur një mënyrë tjetër për t’ju përgjigjur. Ai i ka drejtuar një letër Bardh Kaçorrit, të cilën ekskluzivisht po e sjell CNA.al.

Më poshtë letra e Sokolit për Bardhin:

KU JANE 1500 “MARINSAT” E BARDH KAÇORRIT?

I dashur Profesor!

Bardhyl Kaçorri, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve

Keto rreshta nuk po i shkruaj per ata qe te thane se nuk ke asnje vlere, sepse ata ende s’kishin lindur ne ate kohe. Por po i shkruaj per ata 1500 burra qe nder vite me fjalet “O behu, o vdis”, i stervite me aq pasion, perkushtim e rreptesi, perkrah ikones dinamovite te futbollit, Rifat Ibershimi.

Prita dite qe dikush prej tyre te shkruante te pakten nje falenderim ne rrjetet on-line per forcen e karakerit qe u injektove ketyre mijera oficereve me disiplinat e xhudos, boksit e sampos.

Prita qe dikush te falenderonte boterisht qe me “çmendurine tende”, guxove t’i bindesh qe ishin kampione. Dhe te tille i bere. Fituan kunder “perendive”, “gorillave legjendare” te 326-es dhe gardisteve “beton/arme” te Dane Binajt.

Prita qe dikush nga keta oficere te tregonte me konsiderate metamorfozen antropologjike dhe antropometrike te tij fale kembenguljes tende inatçore.

Prita qe ndonje prej tyre te te fyente dhe te hakmerrej qe e kishe rrahur “vënçe” se nuk perballonte dot programin stervitor.

Prita qe dikush nga stafi akademik ne vite, te te falenderonte per organizimet dhe mundesite qe u krijoje per aktivitete sportive e çlodhese, deri ne mesnate.

Prita qe dikush te germonte ne historine e Akademise se sotme te policise, per te gjetur gjurmet e tua ne çdo fushim dimeror apo veror, ne çdo feste, ceremoni apo event te shkolles, me spektaklet e tua te luftimit trup me trup apo ato te mjeshterise se mundjes vetembrojtese.

Prita qe oficere te majte e te djathte qe sot vazhdojne te jene ne detyre dhe qe ti u ke kultivuar vete nje pjese te karakterit, te te nderojne ose jo.

Por me kot prita!!!

Ndoshta jam plakur!!!

Por gjithsesi, kjo pritje me beri nostalgjik te asaj kohe kur na binde se vertete ishim kampion.

Me mirenjohje

Sokol Koçiu