Gjatë një interviste për Çim Pekën, Fevziu thotë se është e paprecedentë që Prokuroria të mos zhvillojë asnjë hetim për blerjen e votave në Durrës dhe Shijak ndërkohë që thelbi i krizës janë pikërisht këto dosje.
Gazetari Sokol Balla thotë se zgjedhjet e 30 qershorit duhet të zhvillohet dhe se ndërkombëtarët nuk mund ta lejojnë këtë.
Pjesë nga biseda:
Sokol Balla: Nëse Presidenti do ti hynte shtyrjes se zgjedhjeve, atëherë kjo do të ishte një gafe e rëndë Kushtetuese.
Çim Peka: Kush e thotë këtë, kush do e kontrollojë Gjykata Kushtetuese. S’ju kam ftuar si ambasador të OSBE-së, por si analist.
Sokol Balla: A na ke ftuar për zgjidhje? Unë flas për zgjidhje të madhe që do ta zhvlerësojë 30 qershorin. Po të doni të digjet Shqipëria, të digjet.
Çim Peka: Të ndodhe 30 qershori?
Sokol Balla: 30 qershori do ndodhi dhe ndërkombëtarët s’mund ta lejojnë që të mos zhvillohen zgjedhjet. Basha po e përdor 30-qershorin për një marrëveshje me garanci ndërkombëtare dhe mirë bën.
Çim Peka: Do e zgjidhin shqiptarët?
Sokol Balla: Nuk ekziston të shtyhet data e zgjedhjeve se ka filluar fushata.
Blendi Fevziu: Versioni i Kavajës, tërhiqen kandidatët, behën zgjedhjet nul. Kjo me marrëveshje politike. Do shpenzohen 2 milion se janë printuar letrat, por kjo është çështje tjetër.
Sokol Balla: Ju nuk llogarisni ata që votojnë PS-në, por vetëm populli opozitar. Rama në rast se pranon të tërhiqet nga zgjedhjet, sepse nëse pranon të ulet në tryezë, ai s’do jetë më as kryeministër dhe as kryetar i Partisë Socialiste.
Blendi Fevziu: Kryetarët e partive nuk janë dëmtuar asnjëherë nga marrëveshjet politike.
Sokol Balla: Jemi në kushtet ku Basha e ka ngritur stekën shumë lart, edhe për të. Nuk e di sa forcë do ketë, por kur t’u behet presion nga ndërkombëtarët nuk e di nëse do ketë mundësi të kthehet më në PD.
Çim Peka: S’mund të ndërtohet më analiza, me faktin se Rama s’mund të ulet në tryezë se nuk do jetë më në krye të PS-së.
Blendi Fevziu: Ke dhe ti përgjegjësi që t’i japësh zgjidhje. Zgjidhja duhet të jepet edhe duke marrë kosto personale, të ik ose Rama ose Basha. Të ikë Rama dhe të behën zgjedhjet me qeveri tranzitore dhe të mos ndodhë asgjë, kjo është akoma më e rëndë.
Sokol Balla: Basha duhet të mësoje të fitojë zgjedhje dhe jo të kërkojë gjëra në tavolinë.
Blendi Fevziu: Nëse e kanë gënjyer gjatë marrëveshjes.
Sokol Balla: Nëse t’i je mbi 40 vjeç dhe të kanë rrejt ky është problemi yt, jo i imi.
Blendi Fevziu: Ajo që thotë ambasadori i OSBE-së, është karagjozllëk. Janë vjedhur votat, por s’janë vjedhur aq shumë sa të ndryshojë rezultatin.