osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Socialistët përplasen me qeverinë për ligjin e pastrimit të parave, “rrëzojnë”projektin e Ministrisë së Financave, vërejtje e kritika të shumta

Socialistët përplasen me qeverinë për ligjin e pastrimit të parave, “rrëzojnë”projektin e Ministrisë së Financave, vërejtje e kritika të shumta

Ndryshimet në ligjin për pastrimin e parave kanë përplasur deputetët socialistë të Komisionit të Ekonomisë me përfaqësuesit e qeverisë. Ditën e djeshme ligji kaloi në Komisionin e Ekonomisë, i cili është edhe komision për dhënie mendimi.

Gjatë shqyrtimit nen për nen, deputetët e Partisë Socialiste kanë “rrëzuar” projektligjin e paraqitur nga Ministria e Financave.

Kryetari i këtij komisioni, Arben Ahmetaj ka kërkuar nga përfaqësuesit e qeverisë një ligj më specifik, ku të jenë të paraqitura të gjitha referencat ligjore. “A ka një listë definitive ligjërisht për këtë? Më jepni referencën ligjore te listës dhe referencën ligjore te definicionit, pra nenin, paragrafin dhe listën.

A mund të më referoheni nëse duhet të hetohen personat të lidhur në marrëdhënie të ngushta personale, qofshin familjar apo ortak? Dua të më sillni referencën ligjore të saktë në mënyrë që autoritetet të kenë hapësirën e ligjit për të investiguar, ndërsa qytetarët të kenë të drejtën e ligjit për tu mbrojtur. Nuk mund të vini me këtë hapje 360 gradë pa iu referuar ligjit specifik”, tha Ahmetaj.

Kriptomonedha

Po ashtu, kryetari i Komisionit të Ekonomisë ka kërkuar nga përfaqësuesit e Ministrisë së Financave futjen në ligj edhe të kriptomonedhës, pasi sipas tij kjo gjë nuk është e përcaktuar. “Jeni referuar kriptomonedhës sepse nuk ka definicion zyrtar për kriptomonedhën në legjislacionin shqiptar. Nëse kriptomonedha nuk është definuar duhet të shkruhet kriptomonedhë. Ju kini përjashtuar të gjitha letrat me vlerë për t’iu referuar kriptomonedhës, pra kjo ka nevojë të rregullohet në mënyrë që të ekualizohet me monedhën shqiptare duhet të vendosim dhe detyrimin që çdo individ duhet të deklaroj për mbajtjen e kriptomonedhës . Ju duhet të kërkoni që kriptomonedha të deklarohet sepse nuk njihet si para zyrtare, sepse nesër mund të jetë një biznes me kriptomonedhë dhe nuk e ka të detyruar të deklaroj pasurinë sepse nuk është e përcaktuar në ligj”, tha Ahmetaj.

Reagon Ministria e Financave

Zëvendësministri i Financave Elton Harxhi, tha se projektligji “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” është pjesë e paketës së ndryshimeve ligjore, në kuadër të raportit “Moneyval”. Sipas tij, paketa synon zbatimin e rekomandimeve, dhe përmbushja në një kohë të shpejtë e të gjitha mangësive të evidentuara, ka një rëndësi të veçantë sepse kërkon angazhim ndërinstitucional, për të siguruar përputhshmërinë.

“Kemi dy ndryshime në këto dy projektligje, së pari, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, instrumentet të cilat adresojnë rekomandimet, janë forcimi i integritetit të sistemit parandalues në vend, siguria në përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare në këtë fushë; zvogëlimi i rreziqeve të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, nëpërmjet politikave të koordinimit dhe bashkëpunimit, parandalimi i hyrjes së produkteve dhe veprave penale; si edhe të fondeve të mbështetjes së terrorizmit në sektorin financiar ose zbulimi dhe raportimi i tyre.

Amendamentet që përmban ky projektligj janë përpiluar në pasqyrim të gjetjeve të raportit “Moneyval”, në funksion të rritjes së efektivitetit dhe përputhshmërisë të sistemit në parandalimit e financimit të terrorizmit dhe zbatimit në kohë edhe me efektivitet të masave të kërkuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB. Lidhur me projektligjin “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara”, synon ngritjen e një niveli më të lartë të të gjithë procesin aktual të administrimit të pasurive duke vendosur themele ligjore në procedurën që ndjek agjencia”, tha ai.

Elisjeda Kiko