osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Socialistët mbledhin sot Asamblenë: Pritet të shihet nëse Rama do të bëjë ndryshime në qeveri

Socialistët mbledhin sot Asamblenë: Pritet të shihet nëse Rama do të bëjë ndryshime në qeveri

Partia Socialiste do të zhvillojë sot mbledhjen online të Asamblesë Kombëtare të Partisë. Ajo që pritet të shihet është nëse kryeministri i vendit Edi Rama do të bëjë ndryshime në qeveri dhe do të largojë ministrat e përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Sot që flasim Partia Socialiste gjendet në një moment tepër delikat, sepse dy deputetë që i kishte në listat e saj në zgjedhjet e 25 prillit, sot janë të arrestuar për aferën e inceratorëve. Në pranga për korrupsion gjendet Lefter Koka dhe Alqi Bllako.

Dhe sikur të mos mjaftonin këto, kriza ekonomike që ka mbërthyer vendin prej disa javësh, ka bërë që shumë ministra të kabinetit qeveritar të vendosen në qendër të sulmeve dhe akuzave dhe kjo mund të bëjë që kryeministri të bëjë ndryshime në qeveri.

Ndërkohë, mbledhja e Asamblesë do të zhvillohet në orën 17:00, ndërsa është zbardhur edhe rendi i ditës. Në këtë Asamble do të miratohet vendimi për thirrjen e Kongresit të Partisë me 09 prill, në orën 11:00, që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Po ashtu, do të diskutohet dhe do të miratohet edhe agjenda e punimeve të Kongresit si dhe rendi i ditës. Partia Socialiste do të prezantojë në këtë Asamble edhe statutin e ri të partisë që më pas do t’i paraqitet Kongresit për votim e miratim.

“Më 6 prill do të zhvillohet mbledhja online e Asamblesë Kombëtare të Partisë me këtë rend dite: Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e Shtunë, datë 09.04.2022, ora 11.00, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.

Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit. Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do ti paraqitet Kongresit për votim e miratim. Do ju dërgohen materialet përkatëse të mbledhjes, ndërsa ditën e mërkurë në mëngjes do ju dërgohet linku përkatës për lidhjen online”, thuhet në vendim.

Miratimi i agjendës së Kongresit

Ndërkohë, Partia Socialiste ka gati projekt-vendimin, që fillimisht do të miratohet në mbledhjen e sotme të Asamblesë Parlamentare, për agjendën që do të ndjekë kongresi i partisë me 9 prill. Sipas projekt-vendimit, kongresi do të hapet me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri.

Më pas flet Elisa Spiropali, për të vijuar me Ditmir Bushatin se çfarë është bërë me akademinë politike, Taulant Ballën si kryetar i grupit dhe në fund fjala e kryetarit të PS-së, Edi Rama. Pikë tjetër e agjendës do të jenë ndryshimet në statut, prezantimi i platformës së re digjitale për komunikimin me strukturat e partisë dhe publikun. Paralelisht me diskutimet e lira, anëtarët e Asamblesë Kombëtare do të kryejnë në hollin e Pallatit të Kongreseve votëbesimin e Sekretariatit Ekzekutiv të PS-së.