Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar parlamentit që të reagojnë fortë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që s’kanë kaluar vetingun dhe ata që e dinë që s’do të kalojnë vetingun.
Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend teksa i quajti prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar “KÇK” (kap ça të kapësh), Rama tha se parlamenti duket që t’i shpalli në kërkim.
“Të gjitha ato rekomandime apo kushte i quani si të doni, nuk janë detyra që ne duhet ti bëjmë për hatër të Bundestagut. Këtu te drejtësia dua të kaloj nga Holanda në Shqipëri.
Dhe i them se ka ardhur koha të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vettingun dhe e dinë që nuk e kalojnë dhe që kanë nxjerrë një togfjalësh ‘KÇK’, ‘kap çfarë të kapësh’, këtë grup ky parlament duhet ta shpallë në kërkim me cdo mënyrë. Duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu.
Procesi i vettingut për të përfunduar dihet që do disa vite, por ne nuk mund të lejojmë prokurorë si ai i Durrësit apo gjyqtar të bëjnë kërdinë.
E dëgjova gojtarin e nderuar të opozitës dhe kur erdha thashë kur po zihet në sallë se dëgjohej ulërima deri jashtë, se po fliste për të mëdhenj dhe të vegjël. Shpallja në kërkim e ‘KÇK’-së është objektivi që duhet të kemi ne si parlament një orë e më parë.
Një grua nga Gjirokastra e dhunuar nga burri që po më shkruante se gjykata ka vendosur në mbrojtje burrin, dhunuesin dhe e detyron gruan që ti hapë derën burrit, pasi në të kundër kthehet në objekt të forcave të rendit. Si mund të mjaftohen unë duke i thënë se këta janë kriminelë.
T’i japim ‘KÇK’ me ligj mesazhin që është në kërkim. Kush na pengon Holanda apo Franca dhe ne do ta bëjmë këtë. Si i bëhet që ky parlament ka shkuar deri në barkun e nënës që ka pjellë njerëz që merren me politikë dhe nuk shkojnë te kriminelët“- tha Rama.