Euro 2024 mbylli ndeshjet e treta dhe të fundit në Grupin C. Anglia barazoi 0-0 me Slloveninë, ndërsa edhe Danimarka u nda pa gola me Serbinë. Serbët me vetëm dy pikë janë jashtë Europianit dhe nesër do marrin linjën e fluturimit për në Beograd.
Nga ky grup Anglia me pesë pikë dhe Danimarka me tre kalojnë direkt në 1/8, ndërsa po me tre pikë Sllovenia është në vendin e tretë dhe kalon si e treta më e mirë.
Deri në këto momente në fazën e 1/8 janë kualifikuar: Gjermania, Zvicra, Spanja, Italia, Anglia, Danimarka, Sllovenia, Austria, Franca, Holanda dhe Portugalia.
Sot luhen ndeshjet e fundit në dy grupe. Në atë E luhen Sllovaki – Rumani dhe Ukrainë – Belgjikë. Në 21:00 luhet Çeki – Turqi dhe Gjeorgji – Portugali.
Deri në këto çaste për në fazën e 1/8 janë mësuar çiftet Gjermani – Danimarkë dhe Zvicër – Itali.