Ndërsa stadiumi më i madh në Shqipëri, ‘Arena Kombëtare’ është ende në fazën e ndërtimit, UEFA nuk ka kohë të presë për të përzgjedhur stadiumet ku do të luhen finalet e sezonit 2019-2020.
Ndërkohë që duhen edhe dy ditë nga finalja e vitit 2018, qeveria evropiane e futbollit ka përzgjedhur stadiumin ‘Olimpic Ataturk’ për finalen e Champions League të edicionit 2019/2020. Ky stadium ka një kapacitet prej 75 mijë spektatorësh dhe është stadiumi ku Liverpool arriti të fitonte finalen me Milanin në edicionin 2004/2005. Finalja e edicionit 2018-2019 ndërkohë është përcaktruar më parë të luhet në Wanda Metropolitana në Madrid.
Finalja e Europa League 2019-2020 është përcaktuar për t;u luajtur në Gdansk të Polonisë, në stadiumin ‘Gdansk Arena’, finalja e 2018-2019 është përcaktuar më parë të luhet në Baku Olimpic Stadium, në Azerbajxhan .
“Estadio Dragao” -Portugali, Finalja e Superkupës së Evropës 2020