Për shkak të pozicionit gjeografik dhe relievit të thyer malor, Skrapari, gjatë komunizmit u vendos të kthehej në kryeqytetin e vendit në rast lufte.
Në më pak se një vit e gjithë zona u rrethua nga një zinxhir fortifikimesh dhe objektesh strategjike mes te cilëve njeri kishte rëndësinë me të madhe.
Në të do të vendosej vetë Enver Hoxha dhe të gjithë krerët e tjerë të lartë të Partisë Komuniste.
Ky objekt përfshinte një grup vilash të ndërtuara në brendësi të një mali me të gjithë kushtet dhe sigurinë e nevojshme.
Gjurmë Shqiptare e gazetarit Marin Mema do të sjellë sonte në mbrëmje në 20:10 në ekranin e Top Channel, fakte, dokumenta dhe dëshmi mjaft interesante e shpesh të panjohura.