Vitet që lamë pas kanë qenë vërtetë të vështira për shqiptarët, të cilët edhe pse të drobitur nga skamja e papunësia, u deshën të përjetonin dhe të hidhnin pas shpine me damka mbi kurriz, një nga periudhat më të errëta të këtij shekulli, siç ishte pande.mia.
Por kur thonë se çdo e keqe e ka një të mirë, në rastin në fjalë mbetet pozitiv fakti, se njerëzit rigjetën edhe njëherë vlerat e vërteta me ndryshimin e stilit të jetës, ato që përditshmëria, angazhimet apo të gjurmuarit të parasë… ua kishin rrëmbyer apo fshehur pas perdeve të mëndafshta: sikurse janë familja, shtëpia, shëndeti dhe dashuria për njëri tjetrin.
Përpos atyre që e vuajtën izolimin, falimentimin dhe papunësinë… në Tiranë kishte edhe nga ata që e shfrytëzuan këtë përiudhë për të thelluar njohjet… me vartësit e tyre! Pjesë e këtij grupi është pikërisht drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, pehlivani Skerdi Drenova, i cili edhe pse e kalonte gjithë kohën në punë me specialisten e tij të medias, shefen Joana Nano, që e mban në paradhomë a thua se e ka sekretare… zgjodhi ta kalonte kohën edhe jashtë pune po me Joanën.
Për të mos e paragjykuar dyshen, se mos u biem në qafë kot, ndoshta Skerdit dhe Joanës nuk u dilte orari zyrtarë i punës për të bërë detyrën dhe u duhej kohë shtesë të sqaroheshin në kuptimin e mirë. Këtë sqarim Skerdi dhe Joana e bënin pothuajse çdo natë tek ambientet e “Vila Vecchia”, pranë Shkollës së Kuqe, restorant në pronësi të miqve të drejtorit, e cila ndodhej disa metra larg banesës së tij, ku e priste bashkëshortja dhe djali.
Vila ku drejtori kalonte kohën me vartësen e tij, ishte nga të paktat ambjente që qëndronin në Tiranë hapur gjatë pan.demisë. Ndërsa pronarët e saj ishin miq të drejtorit, të cilët kanë fituar dhe shërbimin e kateringut (ushqim) të lokalit që ndodhet brenda ambienteve të OST-së.
Skerdi dhe Joana aty zgjidhnin hallet e popullit, aty sqaroheshin në kuptimin e mirë, duke darkuar me antipasta të ftohta dhe pirë verë të shtrenjtë, madje aty mendohet se u ka lindur ideja “brilante” për të hapur tender miliona lekë për trajtimin kozmetik të punonjësve femra të institucionit që ata drejtojnë, apo të marrjes së makinave me qira për kompaninë, ku sipas studimit qiraja u dilte më e lartë se sa ti blinin makinat për shërbimet e institucionit.
Në punë me Joanën, pas pune… me Joanën, ndaj mund të themi fare mirë se Skerdi dhe specialistja e tij, nuk i kanë vuajtur aspak ditët ku të gjithë qëndronin të mbyllur brenda në shtëpi./VIJON…