Reforma në Drejtësi po e ngushton akoma më shumë lakun për klasën e korruptuar të politikës shqiptare.
Frikën më të madhe të kësaj ere ndryshimi për Shqipërinë, po e ndjen më së shumti çifti Meta- Kryemadhi. Ata po lëvizin të gjithë gurët, duke filluar një propagandë të fortë “dashurie” për shqiptarët, për popullin që e vodhën, me paratë e të cilit siguruan vila e apartamente të shumta.
Kryemadhi, pas djegies së mandateve ka nisur fushatën me popullin e thjeshtë dhe të rinjtë e gjimnazeve. Gjatë kohës që ishte në pushtet partia që Kryemadhi drejton tani, por që dikur kryesohej nga burri i saj, nuk bëri asnjë gjë për të rinjtë, gjimnazistët, studentët dhe ata kishin dëshirë të qëndronin dhe të siguronin jetën e tyre në Shqipëri.
Kujtojmë se LSI ka mbajtur postin e zv.ministres së Arsimit për 8 vjet, me në krye Nora Malaj dhe nuk bënë asgjë për të ndaluar degardimin e arsimit dhe ndalimin e të rinjve për të ikur jashtë, madje e çuan në zgrip.
Tashmë që Kryemadhi ndjehet e rrezikuar nga drejtësia, kërkon të sigurojë një mbështetje të gjerë popullore, duke iu bërë lavazh truri, e duke i bindur të qëndrojnë në Shqipëri, ndërkohë që fëmijët e saj i ka dërguar jashtë.
Së fundi ka qenë në dy nga gjimnazet e Tiranës, ku ka mbetur të befasur nga energjia e tyre.
“Dështimi më i madh i kësaj qeverie është lënia e rinisë pas dore. Largimi i tyre nga vendi, vrasja e shpresës dhe ëndrrave të tyre është plaga më e madhe që politika e mbrapshtë i ka shkaktuar Shqipërisë. Rinia është themeli i programit të LSI. Ne nuk do t’i zhgënjejmë të rinjtë. LSI do të dyfishojë buxhetin për arsimin”, shkruan Kryemadhi.
Me rastin e 1 prillit, edhe ajo ka bërë premtimet e radhës. Pavarësisht se politikanërt tanë nuk kanë nevojë për këtë ditë, pasi 1 prill e kanë gjithë vitin.
Kryemadhi kërkon t’i thotë popullit që të vazhdojnë të punojnë këtu, që ajo të vazhdojë të pasurohet siç ka bërë deri më sot.