osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

S’kanë të mbaruar skandalet e Metës: I dha nënshtetësinë futbollistit ndërkohë që ndiqej penalisht për falsifikim

S’kanë të mbaruar skandalet e Metës: I dha nënshtetësinë futbollistit ndërkohë që ndiqej penalisht për falsifikim

Presidenti Meta i dha nënshtetësinë shqiptare Ganezit Kobinës, lojtar i ekipit të Tiranës në një kohë kur atij i kishte skaduar viza shqiptare dhe nuk kishte leje qëndrimi në Shqipëri.

Ndërsa ajo që përbën skandal është fakti se Kobina prej një viti ishte në ndjekje penale i akuzuar për falsifikim të dokumenteve, letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave.

Ai është i akuzuar nga prokuroria për këtë krim që parashikohet në nenin 189 pika dy të kodit penal dhe dënohet me 6 muaj deri në 5 vite burg.

Gjyqi ndaj tij ka filluar, por i akuzuari nuk është paraqitur duke bërë që gjykata të kërkojë shoqërimin e tij me forcë. Burimet thonë se që në seancën e parë ai do të marrë edhe dënimin.

Po çfarë ka ndodhur me futbollistin ganez të Tiranës? Në 6 qershor të vitit 2019 gjatë kthimit të ganezit nga Turqia në Shqipëri, policia kufitare në Rinas ka vërejtur se viza njëvjeçare e tij kishte skaduar dhe i kërkoi një leje qëndrimi. Ai e paraqiti një të tillë, por polici verifikoi se leja ishte e falsifikuar, por kishte foton e ganezit.

Kur prokuroria e morri në pyetje futbollistin, tashmë me nënshtetësi shqiptare tha se këtë dokument ia kishte dhënë një njeri që ndiqte ndeshjet e Tiranës në stadium, por që ai nuk e njihte. E kishte takuar dhe ai pas tre javësh i kishte dhënë dokumentin e lejes së qëndrimit.

Vetëm pas disa muajsh e kishte kuptuar se personi që i dha dukmentin s’kishte lidhje me ekipin e Tiranës. Ndërkohë që Kobinës i ishte refuzuar leja e qëndrimit dhe ekipi i Tiranës do të bënte kërkesën e re.

Këtë kërkesë nuk e disponojmë, por tashmë publike është bërë kërkesa që ekipi i Tiranës i dërgoi presidentit Meta me 26 shtator dhe që po atë ditë Presidenti i dha nënshtetësinë futbollisti ganez, i cili sipas Prokurorisë së Tiranës nuk duhet të ishte as në stadium, por i dënuar me burg për falsifikim dokumentesh.