Tirana do të përballet mbrëmjen e së martës me klubin serb Crvena Zvezda.
Takimi që do të luhet në Air Albania pritet me interes jo vetëm nga tifozët bardheblu, por të gjithë shqiptarët edhe përtej kufirit të vendit tonë edhe për shkak të ngarkesës emocionale, për shkak se po luhet kundër një ekipi serb.
Serbët thonë se kanë ardhur vetëm për futboll, duke shmangur kështu çdo koment në lidhje me provokime apo me të shkuarën me prapavijë politike.
Por, ndeshja që do të luhet në tifozë, do të transmetohet në një kanal lokal, jo kombëtar.
Ndaj tifozët nuk do të kenë mundësi ta shohin atë.
Ajo do të transmetohet në kanalin e familjes Berisha, Syri TV, që i ka zyrat në pallatin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Për këtë ka menduar Armand Duka me Aleksandër Frangajn.
Kjo, duke qenë se Klani ka hapur një platform dixhitale, pasi largimit nga Digitalb.
Dhe kanali lokal i familjes Berisha, bën pjesë pikërisht në këtë platformë.
Pra, pas humbjes së qindra mijëra shikuesve, Klan dhe Frangaj, me ndihmën e Armand Dukës, kanë menduar këtë mënyrë për të fituar ca shikues më shumë.
Përtej këtij skandali, ajo që të bën përshtypje është se ku i gjen paratë kanali i familjes Berisha për të blerë një ndeshje qindra mijëra euro, kur vetëm pak muaj më parë iu uli rrogat gjithë gazetarëve, me pretendimin se ishte në krizë?
Me sa duket Shkëlzeni ka bërë aq shumë para gjatë qeverisjes së babit, sa ka edhe për të blerë ndeshje qindra mijëra euro.
(TemA)