Skandali në Universitetin publik “Ismail Qemali në Vlorë
Skandali dhe e paprecedentë për arsimin shqiptar dhe botën akademike në 30 vitet e fundit në Shqipëri. 5 pesë pedagogë të universitetit kanë marrë gradën Doktor Shkencash, por rezultojnë pa shkollë të mesme, 1 tjetër nuk ka mbaruar shkollën e Lartë. MASR të kontrollojë dhe vërë para përgjegjësisë dekanë dhe rektorë, që kanë firmosur rekrutimin dhe të çojnë para drejtësisë abuzuesit.
Prej vitesh Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës është përfolur për korrupsion, nepotizëm, punësime me lidhje krahinore, klanore, por edhe për shpërdorim të detyrës nga ana e drejtuesve dhe ish drejtuesve të këtij institucioni për abuzim me fondet publike në shërbim të familjarëve të drejtuesve etj.
Por muajt e fundit në institucionin e Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, ka plasur një tjetër skandal!
Pesë pedagogë të këtij universiteti, pas verifikimit kanë rezultuar se kanë marrë gradën Doktor i Shkencave, por ndërkohë rezultojnë se nuk kanë përfunduar shkollën e mesme, apo nuk kanë përfunduar universitetin? Pedagogët në fjalë prej shumë vitesh kanë qenë pjesë e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, me sa duket ata janë me eksperiencë në këtë universitet.
Jo vetëm kaq, por universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, është bërë objekt i shumë shkrimeve edhe për faktin se, sipas të dhënave, ka edhe pedagogë të tjerë me precedentë penale. Këto pdagog janë nga tufa e universiteteve kioska të Sali Berishës dhe Ilir Metës që e mbushën vendin me analfabetë funksional
Pra, rasti i 5 pedagogëve të universitetit “Ismail Qemali”, ku kanë marrë gradën Doktor Shkencash dhe rezultojnë që nuk kanë përfunduar shkollën e mesme, apo shkollën e Lartë është i paprecedentë këto 30 vite. Kjo vërteton se Arsimi në Shqipëri ka shumë probleme për të qenë elitar.
Natyrisht faji bie mbi rektorët dhe dekanët që kanë i kanë rekrutuar këta pedagogë dhe organi i akuzës duhet të nisë hetimet dhe përgjegjësit të dalin përpara drejtësisë.