osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Skandali me Ramën, rrena në Strasbourg, fjalët banale: Kush është Bislimi, zv.kryeministri i Albin Kurtit?

Skandali me Ramën, rrena në Strasbourg, fjalët banale: Kush është Bislimi, zv.kryeministri i Albin Kurtit?

Besnik Bislimi gaboi përsëri. Kësaj here, ai shpërndau ‘gabimisht’ një status në të cilin dashakeqësisht quhej “pro-serb” kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Por, nën dritën e këtij gabimi s’na mbetet tjetër veçse të pyesim: kush është në të vërtetë Besnik Bislimi?

Zv. Kryeministër Bislimi nuk gaboi duke shpërndarë ndonjë status që e quante kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviqin si pro-serb. Nuk gaboi as me kryeministrin e Maqedonisë. Ai u desh të gabonte bash me kryeministrin e Shqipërisë, shtetit tonë vëllazëror. Ky gabim, për çudi, ishte në vijë me ‘politikën’ e inateve personale të kryeministrit Kurti ndaj kryeministrit Edi Rama. Dhe duhej të ndodhte, bash kur presidentja Vjosa Osmani e preu përgjysmë fytyrën e Ramës në një akt që dikush mund ta quante dëshmi të pastër të militantizmit pro-Kurti.

FOTO: Shpërndarja që e bëri z. Bislimi

Përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i Evropës bëri që t’i hapej rruga Kosovës për aplikim. Besnik Bislimi u nis drejt Strasburgut. Por, në takimin që pati me njeriun e dytë të Këshillit, z. Bjorn Berge, duket se nuk kishte kuptuar atë që ishte folur brenda.

Bislimi tha që Berge e kishte mirëpritur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në KiE. Por, Berge e përgënjeshtroi publikisht me anë të një postimi në Twitter ku deklaronte se nuk kishte thënë ashtu. Zv. Kryeministri gënjeu, por megjithatë nuk u skuq.

FOTO: Postimi i z. Berge ku përgënjeshtronte atë që thoshte Besnik Bislimi

Gënjeshtra e tij shpërfaqi edhe një herë ngutinë e tij që – edhe në mungesë provash – t’i bënte shërbëtorin besnik e fanatik kryeministrit të Kosovës.

Kjo përpjekje për shërbim fanatik u vërejt edhe në një mbledhje në Komisionin për Integrime Evropiane në të cilin kur u përball me shifrat e rritjes së çmimeve që po varfërojnë përditë qytetarët bërtiti “çfarë dështimi, kemi rritje ekonomike 10%.”

E kur jemi te rritja ekonomike, z. Bislimi – në kohën sa ishte ministër i Financave – ka fituar edhe një ‘Nobel’ për ekonomi. Ky çmim i është dhënë nga aktivistët e Partisë Social-Demokrate për deklaratat e tij se punësimi po rritej për 6-7 për qind në baza javore, dhe atë në kohën kur ekonomia e vendit ishte e mbyllur me karantinat e pandemisë.

FOTO: Çmimi Nobel për Ekonomi dhe Propagandë ndarë nga PSD-ja

Në fakt, Bislimi po eksploatonte me shifrat e shtresës më të shtypur të shoqërisë të cilët po regjistroheshin përkohshëm si punëtorë që t’i merrnin nga 170 euro pagesë ndihmash nga Qeveria e Kosovës. Edhe kjo deklaratë që u tall me të madhe gjithandej në rrjetet sociale, u bë që t’i shërbehej Kurtit, në atë kohë Qeverisë Kurti I.

Besnik Bislimi në pozicionin e zv. kryeministrit ka zëvendësuar Haki Abazin. Ky i fundit njihej po ashtu për zërin kumbues në mbrojtje të kryeministrit të Kosovës dhe të Qeverisë, ashtu edhe si një sulmues i rreptë ndaj kundërshtarëve të tij. Kjo besohet se i ka kushtuar Abazit me humbjen e pushtetit fillestar. Bislimi në anën tjetër, shihej si më i moderuar – gjë e cila megjithatë, nuk po del të jetë e vërtetë.

Madje, shenjat e deklarimeve banale publike i kishte dhënë edhe në kohën kur ishte raportuar për punësimin e nipit të tij, Gëzim Tosunit në Këshillin Shtetëror të Cilësisë.

“Ndoshta në 50 vitet e fundit, ndoshta e kam takuar një herë,” – i kishte thënë Bislimi Albulena Haxhiut për këtë nip, raportoi vetë znj. Haxhiu.

Është banale të merremi me vërtetësinë e kësaj deklarate banale, por megjithatë vlen të thuhet që në atë kohë Gëzim Tosuni nuk i kishte më shumë se 45 vjet.

Bislimit në muajin prill u raportua se iu rehatua një motër, Valbona, si punonjëse e rregullt në klinikën e Neonatologjisë së QKUK-së, por për fat të mirë ai nuk e hapi gojën për një gjë të tillë.

Një tjetër deklaratë që u cilësua si banale ishte edhe ajo për Ligjin e Pagave. Qeveria iu kishte premtuar sindikatave se Drafti i Ligjit të Pagave do të ishte gati në muajin mars 2022, por nuk doli ashtu. E menjëherë në prill, Bislimi do të deklaronte si vijon:

“Paga s’është loto, me hapë smok, me këqyrë a ka dalë paga aty!”

Një tjetër shqetësim për vendin tonë është edhe ikja e mjekëve drejt Gjermanisë. Por, aspak i shqetësuar e madje shumë i pandjeshëm ishte shfaqur Bislimi edhe për një temë të tillë duke u shprehur si vijon:

“Po, kanë ikë mjekët prej Kosovës, kanë ikë mjekët gjithmonë. Por, a e dini pse shkojnë mjekët në Gjermani? Jo pse është rritur popullsia e Gjermanisë, po se mjekët gjermanë ikin prej Gjermanisë,”

Besnik Bislimi u fut në politikë si njeri i Aleancës Kosova e Re (AKR). Ai i kishte shkruar programin kësaj partie politike të profilizuar si e djathtë ndërkohë që punonte në RIT Kosova (AUK).

Në AUK ai ka ligjëruar shumë kurse ekonomike, përfshirë Mikroenonominë, Makroekonominë, Financat Publike, Politikën & Analizat Monetare dhe Ekonominë e Resurseve Natyrore.

Dhe, përvoja e tij universitare në AUK – përkundër që në rangim ky kolegj privat është më poshtë kolegjeve tjera private si AAB e UBT – duket se i ka dhënë vetëbesim të tepruar Bislimit. Ai ka bërë bujë të madhe për ofendimin që i ka bërë kryetarit të LDK-së, z. Lumir Abdixhiku por edhe ish kryeministrit Avdullah Hoti.

“Komentet që i ka dhënë ai në Kuvend (për rrymën) nuk janë të denja as për një student të ekonomisë,” – kishte thënë ai në fillim të këtij viti kur vendi po përballej me krizë energjetike duke iu referuar Abdixhikut.

Në anën tjetër, ai e fyu edhe Hotin përkundër që më pas nuk përtoi të krenohej me shifrat e rimëkëmbjes ekonomike që erdhën pas pakove të rimëkëmbjes që ishin bërë pikërisht nga Qeveria Hoti. Ja çka kisthe thënë për të: “Ligji, veç rimëkëmbje nuk është, a buxheti e ka rimëkëmbjen brenda. Do të thotë Avdullah Hoti i ka të gjitha mekanizmat, të gjitha mundësitë, veç nuk e ka trurin.”

Për shkak të Besnik Bislimit dhe kabinetit të tij, një numër aktivistësh të Vetëvendosjes po e quajnë Qeverinë Kurti II si “Qeveri AUK-istësh” ndërsa vetë Bislimi është quajtur edhe si “Komandant Arkiva” në lidhje me deklaratën se Kosova ishte e gatshme ta hapte arkivën për të evidentuar krimet e mundshme të luftës nga UÇK-ja.