osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Skandali me dhëndrin e Berishës: Si zhduku Jamarbër Malltezi 27.5 mln euro për menaxhimin e plehrave

Skandali me dhëndrin e Berishës: Si zhduku Jamarbër Malltezi 27.5 mln euro për menaxhimin e plehrave

Shpesh në media keni vënë re, se dhëndri i ish kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi shkruan me një gjuhë të egër kundër menaxhimit të mbetjeve dhe inceneratorëve. Ky protagonizëm i Malltezit në fakt, fsheh interesa të forta për plehrat.

Top Story ka siguruar dokumente dhe të dhëna, sesi Malltezi ka përfituar me dhjetëra projekte mjedisore për menaxhimin e plehrave, kur vjehrri i tij ishte kryeministër i Shqipërisë. Në vitin 2010, Banka Botërore financoi një projekt për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe pastrimin e zonës bregdetare. Për ndjekjen e këtij projekti, Ministria e Punëve Publike angazhoi dhëndrin e kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezin, në konflikt të hapur interesi.

Projekti që menaxhonte Malltezi kishte një buxhet prej 27.5 milionë dollarësh, dhe kishte për fokus pastrimin e mbetjeve të rrezikshme në Porto Romano, ndërtimin e një vend transferimi mbetjesh në Himarë dhe ndërtimi i një landfilli në Bajkaj të Sarandës.

Nëse i shohim me vëmendje këto 3 investime, Porto Romano u kthye në zonën më të ndotur të Durrësit, vend transferimi i Himarës nuk u vu kurrë në punë, ndërsa landfilli i Bajkaj në Sarandë është jashtë çdo standardi.

Kjo është puna që ka bërë Jamarbër Malltezi me 27 milion dollarë, ku përveç konfliktit të interesit për shkak të vjehrrit, dyshime ngrihen edhe për shpërdorim të fondeve të huaja.

Asokohe, vetë Banka Botërore nisi hetimet për këtë skandal, por sot e kësaj dite nuk dihet sesi arriti të shpëtojë nga drejtësia, Malltezi dhe grupi që menaxhoi projektin.

Por përfitimet e Malltezit nuk përfunduan me kaq. Në vitin 2012, Lulzim Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe landfillin e Sharrës e menaxhonte ortaku i kunatit të tij.

Asokohe, Basha i kërkoi dhëndrit të Berishës, që të bënte një vlerësim mjedisor për Sharrën. Por shikoni se çfarë shkruante në raport Malltezi, për landfillin e Sharrës, që e menaxhonte indirekt kunati i Bashës.

“Me një ndihme financiare nga Qeveria Italiane (nje kredi prej 4,6 milione Euro) është ndërtuar një landfill i ri sanitar në Sharrë. Pas vënies ne funksionim Landfilli i Sharres ka pëmirësuar mjaft mjedisin sidomos cilësinë e ajrit në rrethinat e tij. Nga një studim për parametrat kryesorë të ajrit në Sharrë të realizuar para dhe pas funksionimit të tij rezultojnë se përmbajtjet mesatare”, thuhej në raport.

Pra, Malltezi po manipulonte publikun në vitin 2012, duke thënë se Sharra kishte parametra normal të mjedisit. Kjo është një e pavërtetë. Mjafton të shikosh pamjet e asaj kohe dhe era e rëndë që depërtonte deri tek 21-dhjetori, dhe e kupton se çfarë vlerësimi në mjedis ka bërë dhëndri i Berishës.

Në të njëjtin raport, Malltezi sugjeronte që të krijohej një landfill tjetër, mes Tiranës dhe Durrësit.

“Vlerësimi i projektuesve të landfillit është se landfilli i ri në Sharrë, do të zgjasë vetëm deri në vitin 2015, vit pas të cilit duhet gjetur një vend tjetër. Bashkëpunimi Italian për Zhvillim ka ofruar një fond për studimin e identifikimit të vendit. Propozimi fillestar është që Tirana dhe Durrësi mund të ndajnë një landfill të kombinuar diku në kodrat midis dy qyteteve”, vijonte më tej raporti.

Pas këtij propozimi fshiheshin interesa të reja, pasi bëhej fjalë për ndërtimin e landfillit në Manëz, që do të ngrihej nga vjehrri i Malltezit, Sali Berisha.

Mjaftojnë këto dy raste, për të kuptuar sulmet e Malltezit ndaj menaxhimit të plehrave. Duket qartësisht se interesi i dhëndrit të Berishës, është penetrimi i tij në biznesin e plehrave, njësoj siç bëri gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike./Gazeta Shqip