ancelari austriak Sebastian Kurz çon vendin në zgjedhje të parakohshme pas skandalit me zëvendësin e tij, Heinz-Christian Strache, i cili u largua.
Përmes një konference të jashtëzakonshme, Kurz njoftoi se vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.
Në videon e publikuar në media, që solli edhe dorëheqjen e Straches, ky i fundit shihej teksa i premtonte një pasanikeje ruse mbështetje zgjedhore për tenderat publik, në rastin se se FPÖ do të ishte pjesë e qeverisë.
Videoja e shpërndarë nga “Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung” bën fjalë për një ide të oligarkes, për të blerë gazetën austriake me tirazhin më të lartë “Kronen Zeitung”, që të mbështesë FPÖ para zgjedhjeve, lider i së cilës është Johann Gudenus.