osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Skandali i vjedhjes së të dhënave, “Cambridge Analytica” mbyll aktivitetin

Skandali i vjedhjes së të dhënave, “Cambridge Analytica” mbyll aktivitetin

Firma e konsulencës politike, “Cambridge Analytica”, e cila ishte në epiqendër të skandalit të shfrytëzimit të të dhënave vjedhurazi nga Facebook, do të mbyllet. Firma u akuzua për përdorim të paligjshëm të të dhënave në emër të klientëve politikanë.

Sipas rrjetit më të famshëm social, Facebook, të dhënat e rreth 87 milionë përdoruesve të tij u vodhën nga një aplikacion e më pas i kaloheshin konsulentëve politikë. Rrjeti social nuk ka komentuar mbi këtë zhvillim të fundit. Ndërsa zëdhënësi i “Cambridge Analytica”-s, Clarence Mitchell, për shkak të interesimit të BBC-së i referoi medias britanike faqen zyrtare të firmës, ku njoftohej mbyllja.

“Përgjatë muajve të fundit, Cambridge Analytica ka qenë subjekt i akuzave të panumërta e të pabazuara, pavarësisht përpjekjeve të kompanisë për të korrektuar gjetjet, është përgojuar për disa aktivitete që jo vetëm janë të ligjshme, por pranohen gjerësisht si një përbërës standard i reklamimit online, në fushat politike dhe tregtare”, thuhet në deklaratë.

“Pavarësisht besimit të palëkundur të Cambridge Analytica, se punonjësit e saj kanë vepruar në respekt të etikës dhe ligjit, mbulimi mediatik që iu bë asaj ka larguar pothuajse të gjithë klientët dhe furnitorët e kompanisë. Për pasojë, kemi ardhur në konkluzionin se vazhdimi i operimit të këtij biznesi nuk është më i mundur”. Deklarata shtonte më tej se grupi britanik “Strategic Communication Laboratories Elections” po fillonte procedurat e falimentit.