Romeo Kara, juristi që denoncoi fakte për skandalin e privatizimit të OSSH tek CEZ shprehet se ish-kryeministri Berisha dhe familjarët e tij po i bëjnë presion duke e paditur në gjykatë që ai të mbylli gojën dhe të tërhiqet nga tre kallëzimet që ka bërë për ish-kryeministrin.
Sipas tij, palë në këtë është edhe prokurori Agron Gjana, i cili mungoi sot në gjyqin për shpifje që Shkëlzen Berisha ka hapur ndaj juristit.
“Nuk mund të rrimë kaq pasiv në një gjyq politik, ku mohohet e drejta e fjalës, dhe që ka për qëllim që të pengojë proceset ndaj korrupsionit galopant të Berishës dhe Metës.
Kam bërë tre kallëzimeve. Do të kërkoj që të përjashtohet prokurori i cështjes, që mungoi sot.
Për çudi është i njëjti prokuror për tre gjyqe, në dy prej të cilëve unë jam dënuar” tha Romeo Kara.