osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Skandali financiar “Cum-ex” në Gjermani, nis kontrolli i e-maileve të kancelarit Scholz që nga viti 2015, çfarë pritet të zbulohet

Skandali financiar “Cum-ex” në Gjermani, nis kontrolli i e-maileve të kancelarit Scholz që nga viti 2015, çfarë pritet të zbulohet

Në lidhje me skandalin gjigant financiar, “Cum-ex” hetuesit kanë marrë në shqyrtim edhe E-maile të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, nga koha kur ai ishte kryebashkiak i Hamburgut.

Sipas raportimeve në media, hetuesit gjermanë do të kontrollojnë E-maile të kancelarit të sotëm, Olaf Scholz, nga koha kur ai drejtonte qeverinë e landit të Hamburgut.

Gazeta “Hamburger Abendblatt” ka raportuar, se kjo del nga dokumentet që ka në zotërim komisioni hetimor i Hamburgut në lidhje me skandalin financiar Cum-ex.

Sipas njoftimit që më 30 mars Gjykata e Qarkut Köln ka lëshuar një urdhër hetimor për postën elektronike me adresë: [email protected], adresa zyrtare e Olaf Scholzit në kohën kur ishte kryebashkiak i Hamburgut.

Sipas afp do të kontrollohen me vendim gjykate E-maile, shënime kalendarike, dhe bashkangjitje të postës elektronike nga 1 janari 2015. Scholz ka qenë deri në vitin 2018 Kryebashkiak i Hamburgut.

Gazeta e Hamburgut, “Abendblatt” shkruan, se në lidhje me këto hetime kërkohet të zbardhet, nëse dhe si ka ndikuar politika në vendimin e marrë në nëntor 2016, për të hequr dorë nga një kërkesë financiare tatimore në vlerë prej 47 milionë eurosh kundër bankës Warburg, në kontekstin e Cum-ex.

Në fokus është edhe një takim i Scholzit me kreun e atëhershëm të bankës Warburg, Christian Olearius.

Symbolbild I CUM EX Der Hauptsitz der Privatbank M.M.Warburg & CO
Zëdhënësi i qeverisë: nuk kam dijeni

Kontrolli i E-maileve të Scholzit bëhet në kuadër të hetimeve kundër deputetit të SPD-së, Johannes Kahrs dhe të tjerëve që dyshohen për favorizim dhe mbështetje të evazionit fiskal.

Tek deputeti i Bundestagut Kahrs, i cili është angazhuar për bankën Warburg, sipas raportimeve në media, në kuadër të kontrolleve janë gjetur 200.000 euro në një sirtar privat banke.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit është shprehur për Hamburger “Abendblatt”, në lidhje me kontrollin e E-maileve të kancelarit Scholz, se “nuk ka dijeni për këtë. Dhe nuk ka asgjë për të fshehur.”

Çfarë është skandali financiar Cum-ex?

Me Cum-ex lidhet zhvendosja e aksioneve brenda një dite e dividendeve, për të mundësuar rimbursimin e tatimit mbi kapitalin, një shumë që nuk i ishte paguar shtetit.

Kështu shteti gjerman përmes këtyre rimbursimeve financiare ka humbur miliarda euro.

Skandali u zbulua në vitin 2017. Para një viti Gjykata Federale e Lartë vendosi t’i quajë evazion fiskal të dënueshëm operacionet financiare në lidhje me Cum-ex. Ndërkohë janë ngritur një sërë padish në Gjermani kundër punonjësve të caktuar në banka.

DW