Juristi Romeo Kara, personi i cili denoncoi publikisht aferën CEZ-DIA, skandali i cili tronditi në themel politikën shqiptare, e veçanërisht çiftin e famshëm për skandale Meta-Berisha, ka publikuar video provën, ku fakton se si Ilir Meta, mik i vjetër i të dënuarit me 11 vite burg nga drejtësia shqiptare për këtë aferë Kastriot Ismailaj, është përdorur nga presidenti aktual me qëllim të përfitimit të shumave të parave, duke i shkaktuar dëm shtetit qindra miliona euro, e duke varfëruar shqiptarët për përfitime personale. Faktet dhe provat të treguara në këtë intervistë, përballë gazetari Fatos Mahmutaj, janë tronditëse.
Juristi Romeo Kara, pasi depozitoi një padi të shoqëruar nga një dosje voluminoze me prova kundër Ilir Metës, Sali Berishës dhe të gjithë personave kyç të përfshirë në aferën korruptive “CEZ”, ka publikuar edhe një video dëshminë, për rolin e Ilir Metës në këtë aferë dhe se si përfitonte para në mënyrë korruptive nga kjo marrëveshje, që të kujton videon skandalin e “bllokut të kuq të videos Meta-Prifti“. Por kjo video-dëshmi nuk po përdoret ende si provë në zbardhjen e çeshtjes ose si material për të nxjerrë të vërtetën. Natyrisht që Meta do i gjej specialistët edhe për këtë video, por dyshohet se prokuroria e ka anashkaluar këtë prova të rëndësishme, duke e futur si relike në Dosjen e Kastriot Ismailajt , dosje e cila është gjykuar dhe harruar. Megjithëse qarkullojnë ende fjalë se Ismailaj është drejt lirimit, me një vendim të Metës, si bashkëpuntor i drejtësisë.
Ja çfarë shkruante juristi Romeo Kara kur na dërgoi videon:
“Te nderuar Miq,
Ju uroj shikim te kendshem, me qetesi dhe dashuri, tre videove te ndryshme te se njejtes interviste, te cilen gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava Ismailaj, ia dha me 12 shkurt 2016, ne nje hotel te Vienes, gazetarit investigativ Fatos Mahmutaj, ku ajo prononcohet qarte lidhur me natyren korruptive te kontrates DIA-CEZ, si dhe rolin e Ilir Metes ne kete afere.
Videot, jane nje material bruto i paperpunuar, ne baze te se cilit, u botua nje interviste e shkruar ne internet, disa muaj me pare, po nga gazetari Mahmutaj.
Nuk besoj se ekspertet inkompetente te videos Prifti, te thone perseri se videot jane te trukuara. Videot jane postuar nga une vetem pak minuta me pare.”, tha juristi Kara./Ekskluzive.al
INTERVISTA E PLOTË: Skandali “CEZ-DIA”/ Rrëfimi i Vojsava Ismailajt për mesazhet Meta-Ismailaj: Ai i kërkonte Kastriotit që t’u kërkonte çekëve të shpërblenin për favorin. Na kërkoi para’ për fushatë