Gerti Shella, drejtues i Qendrës për Çështje të Informimit Publik, ka vendosur në dukje shërbimin e ngadaltë që zakonisht banka Intesa Sanpaolo i ofron qytetarëve.
Në një reagim të tij, ai kërkon që Banka e Shqipërisë të ndërmarrë masa penalizuese pasi ky subjekt vjedh kohën e qytetarëve duke i lënë të presin në radhë.
“Kam 1 ore tek Intesa ne Bllok dhe nuk po me vjen rradha per kiamet…asnje nuk leviz nga sporteli dhe asnje nuk hyn..sistemi duket sikur eshte dizenjuar kastile qe njeriu te urreje njeriun…Banka e Shqiperise ri e ben si sehir se si vidhet koha me keq se dikur ne rradhen e vajgurit””, shkruan Shella.
Jo pak herë banka Intesa Sanpaolo është kritikuar nga qytetarët për shërbimin e saj.