Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ilir Binaj ka prezantuar drejtuesin e ri të Hetimit Tatimor që ka qenë vend vakant deri më tani.
Anton Martini do të drejtojë një nga strukturat më të rëndësishme në përpjekjen e Administratës Tatimore kundër evazionit fiskal.
Gjatë prezantimit të tij drejtori i tatimeve Ilir Binaj është shprehur se Anton Martini falë përvojës dhe reputacionit në fushën e drejtësisë do të udhëheq edhe luftën ndaj evazionit.
Por kush ishte Anton Martini? Anton Martini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe është emëruar prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004. Në vitin 2015, Martini u transferua në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës, vendim të cilin ai e kontestoi për parregullsi. Në qershor 2018, Martini u rikthye në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Prokurori Anton Martini është renditur i dyti nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Barriera e fundit e tij për të marrë emërimin në SPAK, ishte vettingu, por që nuk e kaloi atë sepse Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar e prokurorin Anton Martini. Shkarkimi i prokurorit Martini lidhet me probleme me pasurinë.
Prokurori Martini kaloi shkallën e pare të Vetingut me një vendim të marrë me shumicë votash në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Për konfirmimin e Anton Martinit në detyrë votuan Genta Tafa Bungo dhe Pamela Qirko, kurse Etleda Çiftja kërkoi shkarkimin e prokurorit.
Vendimi i konfirmimit u ankimua nga Komisioneri Publik në qershor 2020 dhe tashmë një vit më pas është vendosur për shkarkimin përfundimtar të tij nga sistemi i drejtësisë për një afat prej 15 vitesh ku Komisioneri Publik ka evidentuar si problem në deklarimin e pasurisë së tij.
Sot ky person i shkarkuar nga vetingu emërohet si ruajtësi i fuqishëm i ekonomisë dhe financave nga evazioni fiskal. Këto skandale ndodhin vetëm në një qeveri skandaloze drejt denigrimit. Edi Rama përpos deputeteve dhe ministrave që i zgjedh me variantin e tij të nepotizmit, fyen edhe besimin e shqiptarëve dhe vendimet e drejtësisë që i ka votuar me 139 trima tjerë.
Ish prokurori e ka të ndaluar për 15 vjet t’i afrohet dyerve të drejtësisë dhe të strukturave ligj zbatuese, por Shqioëri tani për tani nuk është vendi i shqiptarëve por i zagarëve, sepse vendi ka me qindra djemë dhe vajza të shkolluara, të paprekur nga mikrobi i korrupsionit dhe i hajdutërisë, që mund t’i shërbejnë vendit dhe zgjidhet një tregtar i drejtësisë së zezë, të na ruaj financat! /Ekskluzive.al