osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Skandale që as Nishani nuk i bënte: Likja kërcënon me l.uftë civile, nëse Rama nuk bën kompromis me Monikën dhe Lulin

Skandale që as Nishani nuk i bënte: Likja kërcënon me l.uftë civile, nëse Rama nuk bën kompromis me Monikën dhe Lulin

Ilir Meta ka kërcënuar dje hapur me përplasje civile. Deri më dje ishte Sali Berisha ai i cili bënte thirrje për revolucion dhe po bën ç’është e mundur që Shqipëria të ndizet flakë. Por teksa pritej që në një situatë të tillë të ndërhynte Presidenti i Republikës, i cili presupozohet të jetë mbi palët, Ilir Meta po bën krejt të kundërtën. Dje ish kryetari i LSI kërcënoi me një 1997 të dytë, nëse kryeministri Rama nuk tërhiqet nga qëndrimet e tija.

Pak ditë më parë ishte Berisha ai që u shpreh se vendi do të jetë më keq se 1997, por presidenti në vend të dënojë çdo skenar dhune, duket se po i promovon. Nga një aktivitet të zhvilluar ditën e djeshme në Cërrik, Meta u shpreh se vendi po shkon drejt luftës civile. Mesazhi i tij ishte i qartë ndaj kryeministrit Rama, duke kërcënuar me përplasje nëse nuk tërhiqet. “Mendoj që kjo situatë nuk duhet të ekzistonte kurrsesi pas 22 vjetësh, që kur Shqipëria u nda me vitin 1997, që ishte një vit mjaft fatkeq.

Të gjithë t’i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre, sepse për interesa tërësisht egoiste dhe okulte, Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim dhe as shqiptarët me njëri-tjetrin. Ata kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike dhe janë ndarë me sistemet përjashtuese që në vitin 1990”, u shpreh presidenti Meta. I pyetur nga gazetarët se kush i ka këto interesa okulte, Meta tha: “Nuk i kanë ata të cilët mezi po presin turizmin dhe shtimin e rezervimin dhe jo anulimin e rezervimeve”.

Por Meta ka sulmuar drejtpërdrejt dhe kryeministrin Edi Rama. Gazetarët i thanë Metës se Rama ka deklaruar që nuk e ka ftuar në asnjë tryezë, por ai nuk i ndali dot kritikat, duke thënë se kryeministri ka përgjegjësi për situatën. “Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë te të tjerët aq më tepër te Presidenti i Republikës. Ata e dinë vetë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të ndërgjegjshme për pasojat që do të kenë në rast se do ta çojnë vendin drejt konfrontimit”, tha ai.

Kërcënimet Meta-Berisha

Deklaratat e Ilir Metës dje janë në të njëjtën linjë me atë të ish-kryeministrit Berisha. Ai dje dukej qartë që kërcënonte qeverinë dhe i dërgoi mesazh Ramës që të tërhiqet. Pak ditë më parë ishin Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi, ata që folën për një 1997-të të dytë. Dje u rreshtua dhe Meta krah tyre, duke kërcënuar me përplasje civile. “Vendi po shkon drejt përplasjes civile. Shqiptarët pa sakrifica të madh nuk do shpëtojnë dot votën.

Jemi në betejë dhe opozita ka detyrë të drejtojë këtë betejë me çdo çmim, për të vendosur votën e lirë. Për ndryshe çfarë do ndodhë në Shqipëri? Pasojat e këtij regjimi janë identike me pasojat në Liberi, identike me epidemitë e kolerës”, tha Berisha pak ditë më parë në një intervistë. I pyetur nga gazetarja nëse është kjo një lëvizje për të shkuar te një ’97-të e dytë, Berisha tha: “Për votën e lirë ia vlen çdo veprim që kur kombet kanë sakrifikuar për të, ia ka vlejtur”.

Pra duket qartë se Meta është në sinkron me të. Gazeta e ka deklaruar prej disa ditësh se presidenti është rreshtuar krah opozitës. Edhe pse kur u betua në korrikun e vitit 2017, deklaroi se do jetë mbi palët, nuk po ndodh kështu. Kur ishte kryetar Kuvendi, Meta nuk doli asnjëherë në mbështetje të PS që e kishte në koalicion, por mundohej të bënte rolin e presidentit, duke qenë neutral.

Por tani që është president, po çon ujë te mulliri i opozitës. Vetë ai ka në dorë mundësinë që të ulë palët në tryezë dhe t’i bindë të qetësojnë gjakrat, por kreu i shtetit duket se po i hedh më shumë benzinë zjarrit, pasi flet për revolta e rikthim të 1997.

Elisjeda Kiko