Funksionojnë si gjoja grupime të shoqërisë civile apo organizata, në fakt janë disa sekte ku shoqëria por edhe vetë institucionet duhet t’ju japin përgjigje.
Në një fasadë si revolucionarë apo marksistë të rinj që mbrojnë popullin, pas tyre fshihen veprime të mirëfillta krimi, gjobash që në një hetim serioz do i klasifikonin si pjesë e krimit të organizuar.
Fillon me gjobat ndaj biznesit, duke u përdorur për interesa kriminale. Paguhen nga njëra palë dhe pas disa kohësh betejë, bëjnë paqe edhe më palën tjetër, urtë me të gjithë, duke braktisur kauzën për të mbushur xhepat me lekët, që më pas konsumohen shpejt në ambientet e orgjive ku droga derdhet lumë.
Këto veprime kundër biznesit kanë një qëllim mbledhje fondesh të cilat më pas u shërbejnë për veprimet e tyre “revolucionare”, por në fakt janë thjeshtë disa të mjerë të keq përdorur nga pedagodë të akuzuar dhe të përdorur nga rryma të ndryshme politike.
Dispozicioni ndaj politikës vjen edhe si shërbim për bëmat dhe gjëmat që kjo klasë ka në dorë për të tillë instrumenta. Skandale të fshehta në korridoret e fakulteteve, orgjitë në shtëpi në periferi të Tiranës, apo dosje gjobash e shantazhesh të cilat mbahen në sirtare thjeshtë dhe vetëm për ti përdorur kur palët kanë nevojë. I përdorin sërish e sërish si letër higjenikë e riciklueshme.
Gjobat dhe orgjitë, janë ajo që ata mendojnë se nuk duken dhe askush nuk i di, pasi janë sekretet e tyre. Shqiptarët nuk janë “Qorra” dhe viktima të përdhunimeve psikologjike dhe fizike nga pedagogë që përtej fasadës përfaqësojnë skuta të errëta kriminale. Bota sot është e vogël, gjithçka e mëson dhe investigon shpejt edhe pse orgjitë bëhen në vende “sekrete” apo gjobat meren në mirëbesim duke ju hedhur antarëve të organizatës, drogë si lëmoshë.
Këta janë “Qorrat” dhe palaçot që dalin nga skutat e errëta të orgjive dhe drogës./vijon… CNA.al