osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Skandal! SPAK mbron Ilir Metën: Nuk ka porositur asnjë vrasje (një reagim i çuditshëm, që s’ka ndodhur më parë)

Skandal! SPAK mbron Ilir Metën: Nuk ka porositur asnjë vrasje (një reagim i çuditshëm, që s’ka ndodhur më parë)

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka reaguar pas deklaratave në media të gazetarit Artan Hoxha i cili tha se Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, ka përmendur dhe emrin e Ilir Metës, se ka porositur vrasjen e vëllait të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka.

SPAK në reagimin e saj shprehet se Nuredin Dumani, nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë.

“Në deklarimet e dhëna në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 që po heton Prokuroria e Posaçme, shtetasi nën hetim N.D., nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë”, thekson SPAK në reagim dhe kërkon nga mediat që të jenë të kujdesshme, të mbajnë në konsideratë ndjeshmërinë e kësaj çështje.

“Në vijim të interesimit të shtuar të mediave, në lidhje me deklarimin e gazetarit Artan Hoxha për sa i përket të dhënave të pretenduara si të deklaruara nga shtetasi nën hetim N.D. për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, të transmetuar në televizionin Kombëtar “Klan”, në emisionin “Opinion” të datës 02.06.2022, sqarojmë opinionin publik se:

Në deklarimet e dhëna në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 që po heton Prokuroria e Posaçme, shtetasi nën hetim N.D., nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Duke marrë shkas nga ky rast, si dhe duke mbajtur në konsideratë edhe trajtimet që i janë bërë deklarimeve të shtetasit N.D. në emisione të ndryshme televizive, ftojmë mediat që të jenë të kujdesshme, të mbajnë në konsideratë ndjeshmërinë e kësaj çështje, të respektojnë viktimat dhe familjarët e tyre, si dhe faktin se çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar referuar nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale ka vendosur ndalimin e publikimit të vendimit nr.42 datë 17.05.2022 (me objekt caktimin e masave të sigurimit)”, thuhet në reagimin e SPAK.

Është interesant fakti se në media prej javësh po botohet dëshmia e Nuredin Dumanit, e dalë pikërisht nga SPAK, ku tregohen vrasje dhe porosi të shumta.

Por SPAK nuk reagoi në asnjë moment.

Ndërkohë, sapo u përmend emri i Ilir Metës, SPAK në mënyrë të habitshme ka reaguar direkt.