osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Skandal në Sarandë: Tre gjyqtarë bëhen palë në grabitjen e pronës nga Kryegjyshata bektashiane

Skandal në Sarandë: Tre gjyqtarë bëhen palë në grabitjen e pronës nga Kryegjyshata bektashiane

Pasi kishin blerë më parë kullotën në Bërdenesh të Nënprefekturës së Sarandës, në vitin 1933, nga pronari i saj i ligjshëm, firmëtari i deklaratës së Pavarësisë Avni Bej Delvina, për shumën prej 30.000 frangave ar, me një akt noterial me Nr. 15 “i Përgjithshëm” dhe me Nr. 12 “i Transkriptimevet” përpara noterit publik Vangjel Dhimitri Koça, vëllezërit Puto, ndër familjet më të njohura të Gjirokastrës, menduan se e keqja më e madhe për ta mbërriti me ardhjen e komunizmit, kur regjimi u sekuestroi të gjitha ç’kishin: toka, prona e florinj, 3 vëllezërve të kësaj familjeje. Qazimi, Sulo e Hazbiu (ky i fundit ishte nënshtetas amerikan, të cilin Enver Hoxha e ekzekutoi), tregtarë të njohur nga qyteti i gurtë, kishin krijuar në vite aktivitete e pasuri edhe në bregdetin e Sarandës, ku limani i atjeshëm i favorizonte me tregtinë e tyre detare.

Dokumenti i kësaj blerjeje, i regjistruar në mënyrë shumë të detajuar dhe me një profesionalizëm që sot duhet ta kesh zili, sipas ligjeve të periudhës së monarkisë së Mbretit Zog, ndodhet ende sot e kësaj dite në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave në Tiranë.

Pak përpara se regjimi komunist ta sekuestronte këtë pronë, të blerë nga ata që anatemoheshin si “borgjezë-gjakpirës”, sipas rregullave të kapitalizmit të çdo sistemi perëndimor, ku e drejta e pronës fitohet ose nëpërmjet blerjes, ose nëpërmjet trashëgimisë, nga Komiteti Ekzekutiv i Rrethit Gjirokastër për vitin 1946, bëhej ky bilanc mbi gjendjen në “Kullotën Dimërore Lëkurës-Bërdenesh të Nënprefekturës së Sarandës për kren dhën 3.200 dhe zotnohet prej pronarëve në mënyrë që vijon: Sulo Puto dhe vëllezër renditeshin të parët me 20/40 = 1.600 krendhen në këtë kullotë, ndërsa më pas vinin disa familje të tjera me nga 1.66/40 133 krenëdhen, 1.66/40 133 krendhen, 1,67/40 134 krendhen, 2,50/40 200 krendhen, 1,67/40 134 krendhen, 0,83/40 66 krenëdhen, 2,50/40 200 krendhen, 2,50/40 200 krendhen, 5/40 400 krenëdhen, secila”.

Ky dokumenti, që ndodhet gjithashtu në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave në Tiranë, mban firmën e kreut të K.E. Gjirokastër Edmond Kore dhe në të shihet qartë se prona mbizotërohej nga familja Puto dhe ishte në përdorim në pjesë më të vogla nga familje të tjera. Këtë kullotë pronarët e përdornin për të ushqyer dhentë e banorëve të zonës, por kryesisht të shqiptarëve të Veriut, të cilët gjatë dimrit i sillnin dhentë për t’i kullotur në jugun më të ngrohtë, përkundrejt një tarife të caktuar.

Me ndryshimin e sistemeve politike në Shqipëri dhe rrëzimin e komunizmit, trashëgimtarët e familjes Puto, me të drejtë shpresuan se padrejtësisë së konfiskimit të pronës së tyre u kishte ardhur fundi. Por ata nuk do ta besonin kurrë që një pjesë e konsiderueshme e kësaj prone do të grabitej – në mënyrë edhe më të shëmtuar e flagrante në demokraci – nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane, me bekimin e Gjykatës së Rrethit Sarandë, e cila, ashtu sikurse shumë gjykata të tjera në vend, nuk i ka shpëtuar babëzisë dhe shkeljes së ligjit, për të bërë drejtësi për ata që kanë para e pushtet dhe që, me sa duket, kanë se çfarë ofrojnë, duke i lënë pronarët e vërtetë, si zakonisht, me “gisht në gojë”.

Në kuadër edhe të Vettingut dhe reformimit të Drejtësisë në vend, procese të mbështetur fuqimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE, është e udhës të dalë në dritë një rast skandaloz, se si “Drejtësia” aktuale e ka trajtuar këtë çështje në mënyrë të njëanshme, në favor të uzurpatorëve abuzues dhe falsifikatorë dhe në dëm të pronarëve të ligjshëm.

Skandali i parë

Më datë 30.05.2018, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me gjyqtarë Pëllumb Vehbi (Kryesues), Pashk Gjaci (Anëtar) dhe Sokol Pina (Anëtar), vendosi të rrëzonte një Padi të ngritur nga Këshilli i Ministrave, i cili kishte faktuar përfitimin e pronës në fjalë nëpërmjet akteve dhe dokumentave të falsifikuara nga ana e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Kjo Gjykatë ishte aq e njëanshme, sa që përjashtoi nga ky proces si “Ndërhyrës Kryesor”, edhe pjesëtaret e familjes Puto, të interesuar direkt në këtë çështje.Pretendimi i Gjykatës për një përjashtim të tillë ishte absurd. Gjykata përfitoi nga mosparaqitja e avokatit të familjes Puto në njërën nga seancat, për ta përjashtuar këtë familje si palë nga procesi, edhe pse avokati e kishte lajmëruar në mënyrë zyrtare me shkrim Gjykatën, për pamundësinë e tij për të marrë pjesë në seancë, për shkak të një procesi tjetër ligjor ku ishte i pranishëm po atë ditë në të njëjtin orar. Por Gjykatës së Sarandës kaq i mjaftoi që të lante duart si “Ponc Pilati” nga familja pronare legjitime e interesuar direkt në këtë proces, duke i mohuar të Drejtën Kushtetuese të mbrojtjes ligjore në momentin kyç të marrjes dhe kundërshtimit të provave dhe duke e vijuar gjyqin pa atë si palë në proces.

Për përjashtimin e palës nga procesi me arsyetim mungesën e avokatit, Gjykata e Sarandës veproi me analogji duke u mbështetur te një Vendim Unifikues i çështjes penale nr. 7 dt. 14.10.2011. Në këtë mënyrë i është bërë një shkelje e rëndë Kodit të Procedurës Civile, në nenet 36/1 dhe 2 të të cilit thuhet shprehimisht se: “Në juridiksionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile…”.

Së pari, sistemi ynë i së drejtës nuk lejon zgjidhjen e një çështjeje me analogji sikurse në sistemin anglosakson, aq më pak kur analogjia e një çështjeje civile i referohet një tjetër çështjeje penale. Është amatoreske dhe shkelje e rëndë procedurale që një Gjykatë të trajtojë një çështje civile në bazë të Kodit të Procedurës Penale.

Përveç kësaj shkeljeje të rëndë proceduriale dhe ligjore, Gjykata ka bërë edhe shkeljen Kushtetuese të mohimit të mbrojtjes së palës pronare të truallit. E drejta e pronës hyn tek të drejtat themelore të njeriut, të drejta, të cilat nuk parashkruhen kurrë. Duke mos i lejuar palës pronare të Drejtën Kushtetuese të mbrojtjes në gjykatë, me pretekstin se mungoi avokati (kur në praktikën e gjykatave, nëse një rast i tille, jo kur është unik, por edhe i përsëritur, mund tëzgjidhet me ndryshimin e avokatit, dhe jo me përjashtimin e palës nga procesi), përveç një shkeljeje kushtetuese, është kryer edhe një shkelje flagrante direkte e të drejtave tënjeriutpër një proces të drejtë ligjor.

Gjykimi vijoi ndërmjet palëve Këshilli i Ministrave, që pretendon gjithashtu pronësinë për një pjesë të kullotës dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Por ngutja e Gjykatës së shkallës së parë të Sarandës për të përjashtuar pronarët e ligjshëm nga ky proces është mëse e qartë për arsyet përse ka ndodhur. Në fakt, ndërkohë që Avokati i Shtetit ka mundur të faktojë falsifikimet e akteve të zyrave shtetërore se si e ka përfituar Krygjyshata padrejtësisht pronën, vetë Shteti nuk ka zotëruar ose s’ka qenë në dijeni mbi ekzistencën e dokumenteve të tjerë origjinalë që faktojnë mosqënien kurrë pronarë të Kryegjyshatës mbi këtë pronë. Këto dokumente origjinale, sikurse dëshmuam edhe më lart, i zotëron vetëm familja Putodhe ndodhen në Arkivat e Shtetit. Kjo është arsyeja se përse kjo familje, u përjashtua me urgjencë nga gjyqi, duke iu mohuar e drejta që të mbrohej dhe të kundërshtonte provat e paraqitura.

Dokumenti i falsifikuar

Një ndër argumentat kryesorë që paraqiti Avokati i Shtetit, përfaqësues i Këshillit të Ministrave në këtë proces, qe fakti se, për përfitimin e pronësisë në një pjesë të kullotës në Bërdenesh, Kryegjyshata Botërore Bektashiane kishte përdorur një dokument të falsifikuar të vitit 1927 të kadastrave të Delvinës, sipas së cilës Kryegjyshata e kishte blerë pronën nga të bijat e Riza Çoçolit: Zylejha dhe Hanëme Çoçoli.

Në fakt, Riza Çoçoli, sipas verifikimit të bërë në gjendjen civile të kohës, del se nuk kishte dy vajza, por një djalë me emrin Selfo dhe një vajzë. Kështu që akti i shitjes nga dy vajzat e tij “Zylejha dhe Hanëme” që nuk ekzistojnë, është një falsifikim flagrant, aq më tepër kur këto vajza, që nuk kanë ekzistuar kurrë, përmenden në dokument me emër dhe mbiemër sikur të ishin reale.

Por cili qe qëndrimi i Gjykatës së Sarandës përballë këtij falsifikimi trashanik,të bërë në kohët moderne me shpresën e marrë se, edhe ata që do ta verifikonin, do të ishin po kaq të trashë?

Gjykata i bie shkurt dhe, pa çarë kokën shumë, konkludon se, pavarësisht se edhe asaj i është konfirmuar nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave se nuk ekzistojnë të dhëna me emrat Zylejha dhe Hanëme Çoçoli, “…njohja e pavërtetësisë së këtij dokumenti nuk është objekt i drejtpërdrejtë i këtij gjykimi”(!!!).

Në fakt në objektin e gjykimit ishte edhe “…Pavlefshmëria e vendimit nr. 116 datë 12.06.2009 të ZRKKP Qarku Vlorë si dhe çdo veprim juridik i mëvonshëm që mund të jetë kryer mbi pronën”.

Pra sipas Gjykatës, na qenka objekt gjykimi vetëm akti i ZRKKP-së së Vlorës, i zhveshur nga çdo akt tjetër i mëparshëm juridik dhe nga çdo dokument i falsifikuar që e çoi të merrte vendimin në favor të Kryegjyshatës…

Në çdo praktikë gjyqësore evropiane, kur dalin në dritë fakte të reja, për të cilat nuk kishte dijeni më parë, çështja rigjykohet.

Nuk qenka objekt i gjykimit njohja e pavërtetësisë së një dokumenti kryekëput i falsifikuar mbi të cilin Kryegjyshata ka nisur një cikël të tërë falsifikimesh? Po si mund të jetë origjinal dhe jo falsifikim një akt blerjeje i vitit 1927, mbi një pronë të cilën Avni Bej Delvina ja shiti 3/8 familjes Puto në vitin 1933, ndërsa pjesët e tjera disa familjeve të tjera, asnjë prej të cilave në dokumentat origjinale nuk rezulton të jetë me mbiemrat e falsifikuar që rezultojnë në dokumentat e paraqitura nga Kryegjyshata? Si mund të jetë origjinal dhe jo falsifikim një akt blerje i vitit 1927, kur shteti komunist në vitin 1946, ia sekuestroi këtë pronë familjes Puto dhe jo Hanëmes, Zylejhasë apo Babait të Teqesë, asnjëri prej të cilëve nuk ekzistonte kur prona u shit nga Avni Bej Delvina, sikurse del nga akti noterial që ndodhet në Arkivin e Shtetit, ku shihet se kufizimi i pronës në fjalë me prona të tjera nuk ka të bëjë më asnjërin prej këtyre subjekteve?!

Në këtë mënyrë, pasi përjashtoi pronarët nga procesi, Gjykata mbylli sërish sytë në mënyrë të njëashme ndaj një falsifikimi flagrant dhe trashanik, sepse në objektin e padisë së çështjes, thelbi i saj ishte pikërisht anulimi i përfitimit të paligjshëm të pronës nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara.

Gjykata shkon edhe më tej në maskaradën e saj, kur përballet me një tjetër fakt: dokumenti i lëshuar nga Hipoteka e Delvinës në vitit 1996, që i“njihte pronësinë Kryegjyshatës” mbi një pjesë të kullotës, nuk ekziston as pranë ZVRPP-së Sarandë dhe as në inventarët e librave hipotekorë.

Gjykata e ka justifikimin gati edhe për këtë: sipas saj, kjo ka ndodhur pasi arkivi i Hipotekës pranë Gjykatës së rrethit Delvinë “është djegur në trazirat e vitit 1997”. Gjykata vazhdon me njëanshmërinë e saj kur shprehet se “thjesht për këtë shkak nuk mund të konkludohet për falsitetin e dokumentit”, duke u shprehur në favor dhe duke bërë, në fakt, avokatin mbrojtës të Kryegjyshatës.

Në mbrojtje të mashtrimit

Që kjo avokati e Gjykatës në favor të Kryegjyshatës nuk është një rastësi, por një trend i mirëfilltë i gjithë procesit gjyqësor, këtë Gjykata e vërteton më së miri kur nxjerr vërtetë shpatën në mbrojtje të Teqesë.

Avokati i Shtetit paraqet edhenjë provë tjetër: dokumenti i vitit 1996 i Hipotekës Delvinë,me të cilin e ka përfituar pa të drejtë Kryegjyshata këtë pasuri të paluajtshme, në kundërshtim me çdo ligj nuk përmban as numrin e indeksit të ri, ku është regjistruar prona e përfituar, as numrin e librit hipotekor, ku është kryer regjistrimi i transaksionit. Por Gjykata, që duhet të gjykojë mbi prova dhe jo mbi hamendësime, del në një konkluzion haluçinant dhe hamendësues: “…nuk janë të rralla rastet e gabimeve të nëpunësve të shtetit në përpilimin e akteve juridike të caktuara… Verifikimi i mangësive nuk mund të çojë në konkluzionin se dokumenti është i falsifikuar” – thotë Gjykata. Edhe pse këto mangësi u bënë ca si shumë, sipas Gjykatës ato janë thjesht ose “rastësi” ose, siç shprehet ajo, “gabime”. Gjykata e ditka se ndodhin gabime, i qan hallin punonjësve gafaxhinjë të administratës por as që e çon nëpër mend që në Shqipërinë e tranzicionit raskapitës të mund të ndodhin falsifikime; jo, kjo është një hipotezë e pamundur për Gjykatën e Shkallës së Parë të Sarandës që as ja vlen që të shtrohet…. Për të, gabime edhe ndodhin se njerëzore janë, ndërsa falsifikimet nuk i përkasin botës ku ajo jeton…

Degjenerimi në farsë

Por procesi kthehet absolutisht në qesharak dhe farsë, kur Gjykata vihet përballë një tjetër prove dërrmuese mbifalsifikimet nga ana ose në favor të Kryegjyshatës. Aq trashanikë janë treguar në këto falsifikime, sa që duke i bërë me sa duket disa vite më vonë ato, nuk kanë menduar se dikush do të verifikonte më pas datat se kur i kanë lëshuar aktet. Dhe në fakt, dokumentin themelor mbi të cilin Kryegjyshata ka përfituar pronën, Hipoteka e Delvinës na e paska lëshuar më 04.02.1996, që bie ditë e Dielë! Po, po ditë e dielë, që do të thotë ditë pushimi zyrtar për të gjithë administratën publike, të paktën që prej kohës së Zogut e deri më sot. Por, me sa duket, vetëm Hipoteka “e palodhur” e Delvinës, lëshoka akte zyrtare edhe të dielave!…

Këtu gjykata bëhet komike, pasi e pranon se dita ishte e dielë, por përgjigjert me një përfundim që ngjason si të thuash: “Punë e madhe”: “Gjykata vlerëson se data e treguar në dokument nuk është element thelbësor për vlefshmërinë e tij…”(!)

Pra, për Gjykatën, pak rëndësi ka se atë ditë Hipoteka e Delvinës ka qenë e mbyllur dhe pushim, rëndësi ka që dikush ndoshta ka hyrë nga dritarja e pasme e godinës natën si hajdut dhe ka përpiluar aktin. Për Gjykatënpak rëndësi ka që akti nuk ka as numër protokolli dhe nuk figuron në asnjë arkivë, rëndësi ka që Kryegjyshata ta marrë pasurinë që nuk i takon, pavarësisht kësaj. Kjo po që është diçka që duhet arritur me shumë ngut dhe me çdo kusht, kushedi përse?!…

“Kështu, datën e shkruar 04.02.1996, që ka qenë ditë e diel, Gjykata e vlerëson thjesht si një gabim material. Prandaj, Gjykata nuk mund të konkludojë për falsitetin e dokumentit thjesht nga kjo paskatësi” – shprehet treshja arbitrare e përbërë nga Pëllumb Vehbi, Sokol Pina dhe PashkGjaci.

“Gabime”, “pasaktësi”. Edhe pse këto të fundit u bënë si shumë të shpeshta, megjithatë Gjykata, edhe pse s’ka asnjë provë të konkludojë se bëhet fjalë për gabime, gjithsesi shprehet për këto të fundit duke supozuar,sepse në Republikën ku jeton treshja e gjyqtarëve në fjalë, falsifikimi s’mund të ndodhë, sidomos kur bëhet fjalë për një Komunitet klerikësh, ithtari i devotshëm i të cilit është edhe vetë Presidenti i Republikës Ilir Meta, miku i ngushtë i të cilit, Baba Mondi, jo e jo që s’mundtë bëjë mëkate të tilla…

Këtë çështje e bën të vijë edhe më shumë erë, fakti që e njëjta ZRKKP e Vlorës që ja dha në vitin 2009 Kryegjyshatës pronën, më 10.07,2008, ja kishte njohur të drejtën e pronësisë mbi të familjes Puto, me vendimin me nr. Protokolli 257. Por çfarë ndodhi më pas, që ky institucion e rishikoi tërësisht vendimin e tij duke zhbërë atë që po vetë kishte bërë mbi dokumebta të ligjshëm një vit më parë? Për këtë çështje, me siguri mund të hidhte më shumë dritë një hetim i pavarur i Prokurorisë.

Por ajo që del nga e gjithë kjo mesele, është se përballë pronarëve të vërtetë, që e kanë blerë pronën sipas ligjit dhe zotërojnë çdodokument zyrtar të ruajtur në arkivat e shtetit sot e kësaj dite dhe përballë një pale, që është e stërmbushur me “arkiva të djegura”, “gabime”, “pakujdesi” dhe “rastësi” të pafundme dhe që përfiton nga vendimet zyrtare të shtetit ditëve apo netëve të “diela” dhe pa numër protokolli e arkivi, Gjykata në mënyrë skandaloze ka vendosur në favor të kësaj të fundit, duke u dhënë të drejtë falsifikatorëve dhe grabitësve të pronave, mbi pronarët e ligjshëm dhe trashëgimtarët e tyre.

Përballë bejlerëve, pronarëve e fisnikëve të djeshëm, burrë-shtetasve të Shqipërisë si Delvinët, Putot etj, dhe zantçinjëve të ulët falsifikatorë e kolltukofagë të sotëm, që majmen ndër vite duke thithur pa fund para të pista korrupsioni, diferencat janë të skajshme e oqeanike.

Atë që s’e bënte as komunizmi, kanë arritur ta bëjnë sot në Shqipëri gjykatat që bëhen palë me grabitësit.

Ka ardhur koha, që organet e reja të Drejtësisë, të nisin hetimin për gjyqtarët në fjalë dhe t’i vënë para përgjegjësisë për aktet e tyre abuzive.

Të gjithë personat e përfshirë do të përballen me drejtësinë dhe vjedhjen që nga organet e reja të Vettingut, e deri te SPAK e Gjykata Speciale.

Çështja aktualisht ndodhet në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër, ku në fakt po monitorohet me shumë kujdes nga faktori vendas dhe ai i huaj.

Por në këtë mes ka dhe një shije të keqe morale. Është e paprecedentë që një komunitet klerikësh të kthehet në grabitqar dhe falsifikator të pronave të privatëve. Dhe ka sy e faqe pastaj t’u predikojë besimtarëve fjalët e shenjta të Kur’anit: “MOS VIDH”?!

Nuk kafrikë Baba Mondi dhe administratorët e tij – apo ata politikanë që e mbështetin në këto veprime të paligjshme për të zhvatur pa fund troje të këtij vendi – nga Drejtësia e Allahut? Sidoqoftë, këto palaçollëqe gjyqtarësh ofrojnë raste të shkëlqyera provash për monitoruesit e Drejtësisë shqiptare se si zbatohen ligjet në vendin tonë nga togat e zeza.

Që nuk duhet dhe nuk do të shpëtojnë pa u lagur! (CNA.al)