osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Skandal / Në kryesinë e PD mbijnë 4 anëtarë të rinj?!

Skandal / Në kryesinë e PD mbijnë 4 anëtarë të rinj?!

Partia Demokratike ka publikuar sot zyrtarisht listën me anëtarët e Kryesisë së partisë, por siç duket “koha e ngrohtë” ka bërë që të lulëzojnë disa emra të rinj.

Në votimin e datës 3 qershor 2022, demokratët votuan për 20 anëtarë të Kryesisë, 6 zonja dhe 14 zotërinj, sipas statutit, votimi e numërimi u bë publik duke reflektuar transparencë për procesin, por gjatë ndenjës në zyrat e PD-së, emrat kanë pësuar një shtim, nga 20 janë bërë 24 anëtarë.

Deputetja Albana Vokshin publikoi listën përfundimtarë ku në të rezultojnë të shtuar emrat e z. Bardh Spahia dhe Genc Deromemaj, dhe zonjat Sorina Koti dhe Floriana Garo.

Lind pyetja, pse u bënë 24 emra nga 20 që kanë votuar delegatët e Këshillit Kombëtar?

Të gjithë e mbani mend që në garë u fut emri i z. Bardh Spahia, por nuk arriti të merrte votat e duhura për tu bërë anëtar kryesie. Atëherë pse sot katapultohet dhe futet në kryesi?! Mos vallë si kryebashk? A është kjo në statustin e partisë, që kryebashkiakët apo ish kryebashkiakët duhet të jenë anëtar kryesie?

Meqë nuk u zgjodh nga votat e demokratëve, sot kush e zgjodhin z. Spahia të jetë në kryesinë e PD-së? Kush e vendosi? Kush paska të drejtë apriori të fusë dhe të heqë njërëz nga kryesia kur vota e lirë thotë të kundërtën?

Pse u zgjodh Sorina Koti? Zonja e nderuar nuk është tek 6 gratë më të votuara dhe nuk është as në sekretariatin e zgjedhur të partisë.
Pse u zgjodh z, Genc Deromemaj, ish kryetari i PD së në Vlorë? Zotëria nuk ka fituar. Do të futen edhe ish-kryetarët e PD-së në kryesi?!

Shumë mirë, pse nuk futet ish kryetari i Fierit, Durrësit, Korçës, e tjerë.
Po zonja Floriana Garo, si hyri në kryesi? Në çfarë gare ishte dhe sa vota mori?

Kur shikon lëvizje të tilla të vjen keq për PD-në, e cila me këtë formë po kthehet në kohën e Lulzim Bashës, i cili kur nuk i fitonin ata që donte ai, i emëronte si koordinatorë dhe i fuste në kryesi.

Shqetësimi që ngremë nuk ka të bëjë konkretisht e personalishte me asnjërin nga emrat, të cilët janë të nderuar dhe theksojmë se vlerat e tyre politike dhe kontributi i tyre për PD-në ,nuk vihet asnjëherë në diskutim.
Në diskutim vihet vetëm mënyra jo demokratike e katapultimit të tyre në kryesi. Këta katër emra janë të nderuar për kontributin në Partinë Demokratike, por nuk janë votuar.

Atëherë pse Floriana Garo duhet të jetë në kryesi? Mos vallë si zëdhënëse dhe është me pa të drejtë vote!
Po Sorina Koti çfarë pozicioni ka marrë në PD?

Është për të ardhur keq kur shikon që manovra të tilla bëhen që në mbledhjen e parë.
Futen në listë 4 emra që nuk kanë fituar.

Argumenti që jepet në korridoret e PD-së është foshnjor, sipas tyre janë liruar tre vende, sepse Sekretari i përgjithshëm dhe dy nënkryetarët, që fituan përkatësish zoti Noka, Bylykbashi dhe Boçi janë në kryesi nga postet që kanë marrë.
Kjo nuk qëndron, sepse këta tre zotërinj që morën postet drejtuese në PD-ë, i morën pasi u votuan në kryesi. Nëse do të spostoheshin nga kryesia pse u futën në listë?!

Le të garonin vetëm për postet drejtuese dhe t’jua kishin lënë vendin tre të tjerëve. Mbanin postet dhe nga postet ishin automatikisht në kryesi, ashtu si edhe kryetari.
Kjo që është gjetur si “zgjidhje” është një turp për PD dhe jo proces votimi i lirë dhe demokratik./CNA.al